Pas irritimit të fansave, ditëlindja e Rita Orës sjell sërish pasoja të rënda...si do ndihet këngëtarja?

4 Shkurt 2021, 20:59| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 21:06

  • Share

30-vjetori i Rita Orës i ka kushtuar jo pak këngëtares. Festa në një kohë pandemie, jo vetëm që i ka irrituar fansat e saj, por edhe ka çuar deri në pezullimin e licencës së lokalit i cili pranoi që të grumbullohen dhjetëra persona, duke u shndërruar në një rrezik për përhapjen e COVID-19.

Mësohet se licenca i është hequr për 6 javë, megjithatë referuar DailyMali shumë banorë të zonës kanë qenë kundër mbylljes së lokalit. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve janë të zonës.

"39 punonjës ishin banorë të zonës", tregon një nga qytetarët. E megjithatë nuk ka qenë i këtij mendimi avokati Charles Holland që përfaqëson policisë. Sipas tij, organizimi i asaj feste ishte një nga shkeljet më të mëdha të rregullave të pandemisë.

Rita Ora pagoi menaxherin e lokalit 5 mijë paund që ai ta hapte restorantin vetëm për të, por ky vendim pati pasoja të rënda për të dyja palët. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • uli: 04/02/2021 21:26

    shum mir ka bere, kjo esht nje semundje kot qe i shkakoton pasoja pleqve, gjith bota e di ku duan te dalin bastardet, eliminimi i trumo edhe great reset

    Përgjigju
    • Miti: 06/02/2021 10:34

      Diten qe do te te beje per spital, do ndjehesh plak dhe ti, truthare qe realisht ke nevoje per nje reset. Me qesharakja me ju anti-konspiracionistet eshte qe ne perpjekje per te mos u manipuluar nga elitat boterore, manipuloheni nga ca sharlatane qe jetojne duke krijuar teori te tilla. Krejtesisht patetike!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?