Harry dhe Meghan Markle

'Pas kësaj jemi të lirë!' momenti prekës mes princ Harry-t dhe Meghan-it në daljen e tyre të fundit mbretërore (FOTO)

10 Mars 2020, 18:11| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:27

  • Share

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë bërë paraqitjen e tyre të fundit në publik si anëtarë të Familjes Mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan iu bashkuan Mbretëreshës dhe pjesëtarëve të tjerë të mbretërisë në një shërbim në Westminster Abbey duke festuar me 54 vendet në Commonuelth.

Harry dhe Meghan pritet të kthehen në jetën e tyre aktuale në Kanada pas takimit nga 31 marsi do të jenë të pavarur ekonomikisht.

Disa fjalë janë përhapur për një moment prekës të ndarë mes Princit Harry dhe Meghan Markle gjatë Shërbimit të Commonëealth në paraqitjen e tyre të fundit mbretërore.

Përpara se të shkëmbenin një buzëqeshje me njëri-tjetrin, Harry i tha diçka asaj, por jo të gjithë e kapën aë moment.

Një lexues i buzëve i tha MailOnline se princi Harry tha: "Ne do të largohemi nga kjo rrëmujë e nxehtë.”

Ndërsa një tjetër komentoi se Harry tha: “Pas kësaj, ne jemi të lirë!”

Momenti, i cili ndodhi në fund të Shërbimit të Komonuelthit, erdhi ndërsa performoi Orkestra Steeleliku Melodians me bazë në Jug-Londër.

Ndërsa Meghan ndjente muzikën, pasi mund të shihej duke u lëkundur nën ritmet e muzikës, Harry iu drejtua gruas së tij.

Princi Harry vazhdoi të fliste me dukeshën ndërsa ajo u përkul ta dëgjonte, përpara se kamera të merrej me të pranishmit e tjerë.

Shërbimi dje shënoi ngjarjen e fundit zyrtare për Princin Harry dhe Meghan ndërsa përgatiten të largohen nga jeta si anëtarë të familjes mbretërore.

Nga 31 marsi, nipi i monarkut dhe ish-aktorja amerikane Meghan nuk do të përdorin më titujt pasi do të ndjekin një jetë të re në Amerikën e Veriut.

Veshja elegante, me mëngë të gjata, mendohet të jetë një krijim nga Emilia Wickstead, e preferuara e të dyjave e  Meghan-it dhe Kate-it.

'Pas kësaj jemi të lirë!' momenti prekës mes princ Harryt dhe Meghanit në daljen e tyre të fundit mbretërore
5/12
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?