Muaji tetor duket shumë pozitiv për futbollin shqiptar. Pas kombëtares së madhe sot ekipi shpresa ose siç njihet ndryshe ka marrë një fitore 2-0 tejet të rëndësishme për eliminatoret e Europianit kundër Sllovenisë.
Në Elbasan Arena dy golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë nga Kartica dhe Dobra, ndërsa miqtë humbën një penallti në minutat e fundit, që gjithsesi do vlente sa për statistikë.
Me këtë fitore kuqezinjtë ngjitën në vendin e dytë me 9 pikë pas katër ndeshjesh, duke rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm.