Kronikë

Pas Niklës, Policia aksion anti-kanabis në Lezhë! Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis, asnjë në pranga!

1 Qershor 2021, 18:41| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 20:02

  • Share

Pas Niklës në Krujë, FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një aksion anti-kanabis në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi në zonën e Kashnjetit, ndërsa nuk ka persona të arrestuar për shkak se bimët narkotike janë gjetur në tokë shtetërore, pa pronar privat. Operacioni është zhvilluat pasditen e sotme në bashkëpunim me Gurdia di Financa dhe do të vijojë në të gjithë qarkun, ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Sipas burimeve, ky është aksioni i dytë brenda një kohe të shkurtër në qarku e Lezhës, ndërsa nga frika e dekonspirimit është shmangur policia lokale.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar, policia ndërmori një operacion masiv anti-kanabisi në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, ku si rezultat u arrestuan 16 persona si dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë kanabis.

Gjykata e Krujës caktoi ditë e sotme edhe masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve, duke lënë në burg 6 prej tyre, ndërsa u dha masa "arrest shtëpie" për 5 si dhe u lanë në "detyrim paraqitje" 2. Për 3 personat e tjerë të arrestuar, masa e sigurisë pritet të caktohet ditën e nesërme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?