Ervin Salianji dhe Edmond Spaho

Pas përjashtimit të Spahos, Salianji caktohet drejtues politik i qarkut të Korçës për PD-në

19 Janar 2022, 15:05| Përditesimi: 19 Janar 2022, 15:51

  • Share

Ervin Salianji është caktuar drejtues politik i qarkut të Korçës për Partinë Demokratike pas përjashtimit të Edmond Spahos nga PD. Emërimi i Salianjit në këtë pozicion është bërë nga Lulzim Basha, ndërsa lajmi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i cili thotë se Salianji do të jetë  edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut.

"Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku", thuhet në njoftimin e Bardhit.

Kujtojmë se më 11 janar, Kryesia e PD përjashtoi përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Vendimi për përjashtimin e tyre erdhi pas protestës së dhunshme të Sali Berishës më 8janar në selinë e PD.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?