Pas pyetjes provokative, Basha u premton studentëve: Kur të bëhem kryeministër universitetet do lidhen me tregun e punës

3 Mars 2020, 15:52| Përditesimi: 3 Mars 2020, 15:55

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me disa studentë ku u ka shtruar dhe një pyetje, sipas tij provokative, se  'çfarë do të bënin po të ishin ministër arsimi'. Gjatë diskutimit studentët kanë dhënë përgjigjet e tyre ku disa kanë shprehur shqetësimet për ligjin për arsimin e  lartë ku kërkonin tarifa më të lira pasi prindërit e tyre nuk i përballojnë dot me rrogat që marrin, ndërsa lidhja e universiteti me kërkesat dhe tregun e punës ishte një tjetër diskutim.

'Studentët që vijnë nga familje në nevojë duhet t'u rriten financimet'  shprehet një nga studentët, ndërsa kërkohet dhe përgjysmim i tarifave universitare.

Disa nga premtimet e Bashës për studentët kur të vinte në pushtet ishin lidhja e universiteteve me tregun e punës, rritje të financimeve në universitet, autonomia e universiteteve apo edhe futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.

Bisedimi i Bashës me studentët:

Basha: Mirë? Si jeni? Si jeni?

Studente: Përshëndetje!

Basha: Pyetja që bëra unë ishte provokative, “Po të ishit për një ditë ministër Arsimi çfarë do bënit?” Si ju përgjigjet?

Studente: Punë e parë, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Problemi që ka arsimi sot në Shqipëri është...nuk di çfarë të thuash më para; duke filluar nga tarifat, nga kushtet që kemi, nga literatura që përdorim sot në shkollë, nga tarifat e larta që është një problem tepër i madh për familjet shqiptare me rrogat që marrin prindërit tonë.

Studente: Unë do t'ju jepja më shumë mundësi studentëve që kanë familjet më nevoje, me ndihmën ekonomike.

Basha: Rritjen e financimit për studentët që vijnë nga familje në nevojë.

Studente: Po, pikërisht sepse prindërit janë emigrantë dhe nuk kanë mundësi, tre fëmijë në familje.

Studente: Unë vij nga Dibra edhe kur erdha në fillim këtu në Tiranë, erdha në atë Tiranën e mundësive shumë të mëdha.

Basha: Veçanërisht për ne Dibranet.

Studente: Por nuk e gjeta kështu, ishte një Tiranë super e vështirë.

Basha: Duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit,  e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund të Master-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t'i lidhë të tre komponentët kryesore të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit.

Rritje e financimit parakusht; pa rritur e financimit asgjë nuk arrihet.

Ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sepse mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund.

Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies.

Futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.

Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra europianë.

Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para.

E dyta mbaroi arsimi, tregu i punës. Dhe tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu, po kjo është vdekja e ekonomisë.

Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s'po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë.

Se si mund të pretendojë një shoqëri, një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, ky është një paradoks apo themi një dështim i përmasave gjigande.

Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t'i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu.

Studentë: Shqiptarët janë lodhu, të gjithë po kërkojnë një shpresë, diçka për të ndryshuar sepse gjendja...

Basha: Shpresa për ndryshim jeni ju.

Studente: Dhe ne kemi vendosur të qëndrojmë këtu dhe të luftojmë.

Basha: Pa diskutim!

I.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 04/03/2020 08:03

    Kur halla te kete koqe do e theras daje.Nuk e besoja qe je kaq I paditur e qesharak!!!!!!E shkreta Shqiperi qe ka gjetur me kto "babale" qe kan mbushur PD!!!!!!

    Përgjigju
  • A. N.: 03/03/2020 21:33

    Ti lidhesh me kuti shkrepese dhe spango sepse me internet i lidhi Saliu.

    Përgjigju
  • Bashuqi pedheri: 03/03/2020 21:25

    Ik o katunar i paafte, e vetmja aftesi e jotja eshte te ta ngopi kunati dhe te mbushesh xhepat. Qesharak ordiner

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 03/03/2020 18:02

    Ik dhe mos u duk me, ju doni vetem pushtetin prape vetem per interesting tuaj.Nuk keni menduar nje here per popullin. Doni vetem per vjedhur.

    Përgjigju
  • Da kenaqesi kur Bisediji me "Djallin ": 03/03/2020 16:09

    Jua ka shpelare Trurin ky Viktimave te pafajshem Studenteve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?