Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
Kronikë

Pas regjistrimi të dosjes 'Tahiri' në GJKKO, përcaktohet trupa gjykuese që do vendosë për fatin e ish-ministrit

26 Nëntor 2021, 14:03| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 15:23

Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa sot u përcaktua trupi gjykues.

Gjatë shortit të parë, çështjen e Tahirit do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.

Gjyqtarja Miliana Muça dha dorëheqjen nga çështja pasi ishte shprehu njëherë për këtë çështje duke qenë gjyqtare e seancës paraprake, gjë që u miratua nga GJKKO. Nga hedhja e shortit të dytë trupi gjykues do të kryesohet nga Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjykata e Lartë mori më 28 shtator vendimin për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

I.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: