Bitcoin

Bota

Pas rekordit në korrik, Bitcoin pëson sërish rënie

1 Gusht 2022, 21:44| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 21:49

  • Share

Monedha virtuale Bitcoin regjistroi sërish rënie të hënën më 1 gusht, pasi në të shtunën arriti nivelin më të lartë që nga mesi i qershorit falë optimizmit të investitorëve dhe korrigjimit të tregut.

Kriptovaluta më e madhe ra me 2.4 për qind në 23.247 dollarë, pasi arriti në 24.658 dollarë të shtunën, që është vlera më e lartë e saj që nga 13 qershori.

Rritja e saj prej 27 për qind në korrik është rezultati më i mirë që nga tetori i kaluar.

Ether gjithashtu ra pas rritjes prej 70 për qind muajin e kaluar, që ishte performanca më e mirë e kësaj monedhe që nga janari 2021.

Bitcoin ra nën 20.000 dollarë gjatë qershorit dhe korrikut për shkak të shqetësimeve rreth rritjes së normave të interesit dhe inflacionit, por edhe për shkak të problemeve brenda kriptovalutave, si shpërthimi i sistemit Terra/Luna dhe fondit mbrojtës Three Arrows Capital.

Bitcoin është ende larg nivelit rekord prej 69.000 dollarësh në nëntor të vitit 2020, por ka filluar të tregojë njëfarë fuqie pasi edhe tregu i aksioneve është rritur.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?