Pas shpërthimit, qytetari nga Ukraina intervistë për Report Tv nga bodrumi i pallatit: Duam të jetojmë në paqe, të ndalet lufta

27 Shkurt 2022, 11:35| Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 11:59

  • Share

Oleksii Morozov, një qytetar nga Ukraina po jep një intervistë për Report Tv nga bodrumi i një pallati, ku zbriti për t'u strehuar pas një sulmi me raketë që ndodhi fare pranë. Ai tregon se në bodrum janë strehuar rreth 150 persona, prej të cilëve rreth 30 janë fëmijë. 

“Qeveria sigurisht na ka siguruar ushqimet. Ne dëgjojmë të shtëna dhe goditje herë pas here. Fëmijët janë të frikësuar, të dëshpëruar, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mesazhi është vetëm një, vetëm ndaloni luftën", tha ia për Report Tv.

Pjesë nga intervista për Report Tv: 

Morozov: Jemi në rregull tani. Kemi zbritur poshtë, kemi dhe fëmijë. Jemi strehuar në bodrum

Sa persona janë aty me ty?

Morozov: Besoj se janë 150 persona dhe rreth 30 fëmijë

Çfarë ndodhi pak më parë, ne pamë shpërthim, a ishte larg jush?

Morozov: Ka qenë një alarm sulmi, ne zbritëm poshtë në bodrum, për një strehë. Unë po qëndroj këtu bashkë me gruan dhe fëmijë

A keni në plan të largoheni nga vendi, a është e mundur?

Morozov: Është e vështirë të largohesh tani, e frikshme të lëvizësh në Kiev për shkak se është rrethuar nga forcat ruse dhe nuk është e sigurt të largohesh tani.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Bombardohet Kiev në momentin që Report Tv po përgatitej të lidhej me qytetarët atje, momenti kur goditja ndodh shumë pranë pallatit të tyre! Strehohen në bodrum (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?