Pas thirrjes së deputetit Sula në Report Tv, edhe Edvin Kulluri apelon: Palët në PD të njohin përgjegjësitë, duhet zgjidhje

25 Dhjetor 2021, 10:11| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 14:49

  • Share

Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Thirrjet për bashkim dhe gjetje të një zgjidhjeje janë intensifikuar.

Deklaratën e djeshme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv të deputetit Dash Sula, i cili përsëriti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë dhe të gjendet mundësia që palët të ulen, pasi ky konflikt po i sjellë dëm opozitës në tërësi, e ka përshëndetur edhe ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri.

Kulluri shkruan në Facebook se anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të propozojnë zgjidhje urgjente.

"Të dashur miq, jo vetëm deputeti Dash Sula që ka folur sot për mediat, por edhe deputete apo edhe anëtare të tjerë të Këshillit Kombëtar dje kane folur për të gjetur një zgjidhje për krizën e rëndë të Partisë Demokratike në mbledhjen e thirrur nga Basha! Personalisht inkurajoj çdo anëtar të Këshillit Kombëtar dhe deputete të Kuvendit që kanë qëndruar pranë Bashës edhe pse jo të bindur që po bëjnë gjene e duhur, që të bëhen promotor të uljes në një tryezë politike apo forume për të shkuar drejt bashkimit dhe jo ndarjes! Njerëzit e arsyeshëm mbeten mend gjatë në politike! Dalja nga llogoret e “republikës se re” dhe “foltores” për të hyre në një proces zgjedhor ne të gjitha nivelet dhe mbi të gjitha reformimi rrënjësor ideologjik i Partisë Demokratike janë e vetmja mundësi për të dalë më të fortë nga ky debat dhe ndarje", shkruan Kulluri.

Ai bën thirrje që palët të njohin përgjegjësitë duke ofruar dialog dhe debat serioz për të ardhmen e PD!

"Ata qe kane përgjegjësi për degradimin demokratik dhe ideologjik të partisë si drejtues por edhe ata qe me heshtjen e tyre deri me 9 shtator, duhet të lënë mënjanë “armët” dhe ti kthehen “fjalëve”!  Si dikush që kam mbajtur qëndrime të qarta dhe të vendosura ndaj leadershipit të Bashës, jam i gatshëm të jap kontributin tim për ti ulur demokratet ne të njëjtën “sofër politike”! Me shpresën se jemi ende ne kohe, uroj qe ky mesazh të lexohet me vullnet pozitiv nga anëtaret e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe të tjerë individ që kanë mbetur jashtë këtij forumi të larte vendimmarrës", përfundon mesazhi i Edvin Kullurit, i cili njihet se një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Bashës në këto vite që ai ka drejtuar Partinë Demokratike.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DERDIMEN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 27/12/2021 08:18

    Shikoni kokat e kombit Shqiptar i marishmi Dashi kopes Dash Sula kok tulla e Kulluri që bo demokraci për me kap ndonjë cop revani. E mjera Shqipëri që ska njeri ta drejtoi po timonin e kan lëshu pa dur e i mjeri popull jeton kuturu e të gjith dun me shku e ktu në Shqipri sdun me jetu. Jazik ju qoft ktyre fundrinave që vetëm mendojn që vetëm të vjedhin. Pty rac e poshtër.

    Përgjigju
  • Kulluri dhe Dash Sula: 25/12/2021 12:04

    Vetem lexoni emrat per te kuptuar falsitetin e PD!

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 25/12/2021 11:32

    O Kullur, bëni zgjedhje për kryetar duke përjashtuar Berishën edhe Bashën! Jo siç thotë Bumçi Çiçibumbçi,Saliu tre vjet kryetar,apo siç thotë Roland Bejko që Basha është legjitim! Bëhu ti kryetar,ose Kadilli dhe bashkoni PD!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?