Pas truprojave dhe automjeteve, 7 anëtarëve të KPA do u sigurohet jeta dhe prona

12 Nëntor 2019, 18:39| Përditesimi: 12 Nëntor 2019, 18:57

  • Share

TIRANË- Shtatë gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit të cilët japin vendimin final për ata që kalojnë Vettingun, tashmë veç truprojave dhe automjeteve, do t'u ofrohet edhe sigurim për jetën e pronën.

Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, për një afat një vjeçar Kolegji kërkon të lidh kontratë për t'i siguruar 7 anëtarëve të tij jetën dhe pronën.

Aktualisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pjesë e Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga kryetarja Natasha Mulaj dhe gjyqtarët anëtarë, ish- kryeprokurorja Ina Rama,  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Në rast se përgjatë ushtrimit të detyrës dikush prej 7 anëtarëve i rrezikohet jeta, i dëmtohet prona e pasuria si dhe pëson një sëmundje me anë të këtij siguracioni të ofruar ata do të dëmshpërblehen.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?