Këshilli bashkiak i Vlorës

Politikë

Leli i ‘bindet’ Ramës! Këshilli Bashkiak në Vlorë voton të taksohen bizneset, që të rritet buxheti i pastrimit

2 Dhjetor 2021, 13:28| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 13:58

  • Share

Vullneti i kryeministrit për rritje të buxhetit të Bashkive për sektorin e pastrimit, u aplikua sot në këshillin bashkiak të Vlorës ku u votua pro nga këshilli bashkiak në unanimitet. 

Vendimi parashikon ndryshimet në vlerat e tarifave të pastrimit nga 48- 70%, për dënimin e kryer nga drejtoria e tatim taksave vendore. Sipas drejtores Anjeza Shiko që prezantoi projekt vendimin, është bërë një zonim paraprak i bizneseve që do të preken.

Praktikisht sipas Shikos është marrë në konsideratë deklarimi i bizneseve për sektorin e hotelerisë.  Sezonalët nuk do preken nga ndryshimet, ndërsa bizneset që operojnë gjithë vitin do të takohen sipas zonimit. 

Për kategorinë e shfrytëzimit të hapësirës nga 51-100 m2 do paguajnë 20.000 lekë nga 12.000 lekë që paguanin. Ndërsa kategoria nga +100 m2 do të trajtohen 25.000 lekë nga 17.000 lekë që paguanin më parë. 

Nga kjo rritje e tarifave afektohen 576 biznese në bashkinë e Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi pas shprehjes së ligjshmërisë së prefektit, në Janar 2022. Mandati i tretë i qeverisjes, për kryeministri Rama do të jetë i fokusuar në pastrimin e territorit dhe menaxhimin e mbetjeve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 05/12/2021 23:30

    Shikoja surratin si gozhd e ndryshkur

    Përgjigju
  • Luani Tines: 04/12/2021 09:12

    O Vlore te mori lumi.kush ngre kartonin per te taksuar biznesin Ard Skendaj cerri Shpetim.Mukes dhe Lulit te xhamllekut.Duhey ikur naten nga ky vend shkerdhat.Turp faqe zeze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?