Vullneti i kryeministrit për rritje të buxhetit të Bashkive për sektorin e pastrimit, u aplikua sot në këshillin bashkiak të Vlorës ku u votua pro nga këshilli bashkiak në unanimitet.
Vendimi parashikon ndryshimet në vlerat e tarifave të pastrimit nga 48- 70%, për dënimin e kryer nga drejtoria e tatim taksave vendore. Sipas drejtores Anjeza Shiko që prezantoi projekt vendimin, është bërë një zonim paraprak i bizneseve që do të preken.
Praktikisht sipas Shikos është marrë në konsideratë deklarimi i bizneseve për sektorin e hotelerisë. Sezonalët nuk do preken nga ndryshimet, ndërsa bizneset që operojnë gjithë vitin do të takohen sipas zonimit.
Për kategorinë e shfrytëzimit të hapësirës nga 51-100 m2 do paguajnë 20.000 lekë nga 12.000 lekë që paguanin. Ndërsa kategoria nga +100 m2 do të trajtohen 25.000 lekë nga 17.000 lekë që paguanin më parë.
Nga kjo rritje e tarifave afektohen 576 biznese në bashkinë e Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi pas shprehjes së ligjshmërisë së prefektit, në Janar 2022. Mandati i tretë i qeverisjes, për kryeministri Rama do të jetë i fokusuar në pastrimin e territorit dhe menaxhimin e mbetjeve.
Shikoja surratin si gozhd e ndryshkur
PërgjigjuO Vlore te mori lumi.kush ngre kartonin per te taksuar biznesin Ard Skendaj cerri Shpetim.Mukes dhe Lulit te xhamllekut.Duhey ikur naten nga ky vend shkerdhat.Turp faqe zeze
Përgjigju