Kosova & Rajoni

Pas vizitës në spitalin ku gjendet i ati, Veseli përcillet me ovacione “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”

4 Maj 2021, 13:00| Përditesimi: 4 Maj 2021, 13:14

  • Share

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot sërish ka vizituar spitalin e Mitrovicës ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’ ku merr trajtim i ati, pasi një sëmundje të rëndë.

Në dalje të spitalit ai u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria” nga mbështetësit e tij.

Veseli është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Gjatë qëndrimit të tij ai është shoqëruar nga forca të shumta të policisë së EULEX.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?