Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar një tjetër krim në familje pasi ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy familjeve, për motive pronësie. Policia ka arrestuar 2 persona, Nazmi Dani dhe Servete Suroçaj, motër e vëlla, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
"Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve : N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla), banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos. Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë konfliktuar për motive pronësie dhe më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”", ka njoftuar policia e Dibrës.