Politikë

Pasi mori mbështetjen e Ramës, Mediu projektrezolutë në Kuvend: Qëndrim të përbashkët kundër ndikimit rus e serb në rajon! Po nxisin konflikte

12 Nëntor 2021, 11:01| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 15:39

  • Share

Pasi mori dakordësinë e kryeministrit Edi Rama në parlament, kreu i Partisë Republkane, Fatmir Mediu ka dorëzuar në Kuvend projektrezolutën duke kërkuar mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët në lidhje me situatën në rajon dhe ndikimin rus e serb. Sipas Mediut, ndikimi rus dhe serb në rajon po nxit konflikte, duke kërkuar që Shqipëria ta adresojë këtë edhe në NATO.

Në një deklaratë për mediat, Mediu i referohet situatës mes Serbisë dhe Kosovës që u acarua jo pak disa javë më parë, situatës së brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu edhe situatës në Bosnje Hercegovinë, teksa thotë se situata është serioze dhe duhet trajtuar si e tillë.

"Duke ndjekur me vëmendje të veçantë rritjen e tensioneve ndëretnike në rajonin tonë, tensione me rrezikshmëri të lartë për ringjalljen e konflikteve të përgjakshme, të cilat janë në thelb të lidhura me politikën e Serbisë ndaj fqinjëve të vet, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Malin e Zi. Duke u bashkuar me shqetësimin e shprehur nga Parlamenti Europian, Kongresi Amerikan, Parlamenti Britanik, nga disa qeveri të vendeve europiane dhe shumë analistë seriozë në Europë e në SHBA, shqetësim i mbështetur sidomos në përpjekjet e fundit të Republika Srbska, për t’u shkëputur nga Bosnje Hercegovina, gjë që po çon, sipas vlerësimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së në BiH, Christian Schmidt, në shembjen e marrëveshjes së paqes, nënshkruar në Dejton në vitin 1995, me ndërmjetësimin e SHBA. Duke i parë të ndërlidhura narrativat destabilizuese të Presidentit Vucic dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit serb, me ndërhyrjet e hapura për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me tentativat e Republika Srbska për të krijuar ushtrinë e saj, jashtë kontrollit kushtetues të Sarajevës, deklarimet për shkëputje nga BiH, situatën e paqëndrueshme politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe me dislokimin e kohëve të fundit të ushtrisë serbe në kufi me Republikën e Kosovës, gjë që e shtyu Kryeministrin Kurti të paralajmëronte se rajoni po shkonte drejt një konflikti të armatosur; Duke parë gjithashtu se kjo tablo shqetësuese është e ndërlidhur ngushtë me intensifikimin e shumëfishtë të pranisë Ruse në rajonin tonë, në zbatim të deklaratës së Presidentit Putin, se “Ballkani është një back yard i Rusisë”, gjë që në realitet po kryhet përmes mbështetjes ndaj Serisë, për t`a shndërruar atë në fuqi dominuese në Ballkanin Perëndimor, si rrugë për t`a rritur presionin mbi Uashingtonin dhe Brukselin", tha Mediu.

Ai listoi edhe 5 pikat e projektrezolutës që do t'i dorëzohet Kuvendit, ku kërkohet edhe intensifikimi i ndihmës ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj NATO. Po ashtu ai propozon edhe organizimin e një forumi ndërparlamentar me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Mali të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Propozimet e Mediut:

1.Të ngarkojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këshillim me partnerët tanë strategjikë dhe ta adresojë urgjentisht këtë problematikë  në NATO.

2.Nëpërmjet delegacioneve të veta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, t`a shpërndajë këtë rezolutë në këto asamble dhe t`a bëjë atë objekt debati atje, si dhe forumet e tjera ndërparlamentare.

3.I kërkon qeverisë, si anëtare e përkohëshme për dy vitet e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, të përcaktojë qartësisht objektivat për rajonin dhe Kosovën.

4.Të shtohet mbështetja për Integrimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, duke shpjeguar me theks të ri, se lënia e këtij shteti të ri jashtë, e ekspozon atë dhe rajonin me lehtësi përballë kërcënimeve ruso-serbe.

5.Të organizojë një forum ndërparlamentar Shqipëri - Mali i Zi – Kosovë – Maqedoni e Veriut, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare. 

Projekt Rezoluta

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/11/2021 02:12

    Si ide,kjo rezolute vlen se tregon njefare bashkepunimi pozite/opozite.Sa per permbajtjen,shume dobet,le shume per te deshiruar.Pikat 1 dhe 2 Evropa e NATO i dine,nuk kane nevoje t'ua rikujtojne shqipot;pika 3 mediokre,po te mendosh vetot dhe kush jane anetaret K.S.;pika 4 e mire,por do te kerkoje nje kohe te gjate te arrije ndonje qellim,qe ne vetvete eshte ne pikepyetje;pika 5,qesharake,sikur te ishte mbledhje vendesh te pasura te rajonit,e ngjashme me G-7,bente sens,por keshtu duket si /pakti i armiqve te Serbise/,asaj Serbie me te cilen,vendet e <<paktit>> kane marreveshje te tjera te vecanta reciproke.Pra ka per t'u shfryre si balone,pa nisur mire.

    Përgjigju
  • Alban: 12/11/2021 14:01

    Ky lajm ka teper rendesi, per faktin e nje dakordesie mes Rames dhe Mediut. Cka deshmon per nje skenar te mundshem qe Mediu te mund te perdoret kundra Berisjes, per rastin Gerdeci. Nderin per "shpetim" ne ate kohe Mediu ia ka borxh Rames, qe ndikoi asokohe tek Berisha. Pikat e rezolutes, vertet patetike, naconalizem per komsum. E para, Kuvendi nuk mund ti ngarkoje detyra Qeverise! Sepse i kane te ndara pushtetet. Qeveria nuk ka nevoje per nje cope leter nga Kuvendi te beje detyren qe i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e vendit. E dyta, aspak serioze. Misionet jashte vendit nuk i kemi per shperndarje poste por per perfaqesim. Valle, Mediu si deputet apo Kuvendi, nuk e shperndan dot rezoluten???? E treta, qeveria ia ka objektivat e percaktuar per Ballkanin dhe Kosoven. Nuk i shef lajmet nga kafja ku rri te blloku? Quher "Open Balkan" dhe miqesia Rama-Vucic eshte paresore. E katerta, tamam si ajo shprehka "ce ďeshe". Dhe e fundit, forumi pa Serbine. Si mendon Mediu, te jete ne te njejten dite me forumin per Open Balkan ne menyre qe te mos harxhohet kohe dhe para, dhe thjesht i themi Vucic te shijoje zyren turistike kryeministrore nderkohe? Do te kishte sens qe Mediu te vinte theksin tek llogaridhena e Qeverise per kursin e sa te afrimit me Serbine, pa sinkronuar me Kosoven. Por jo, e ka si alibi dje deshmi te pranimit te shefit te ri dhe bindjes nda tij, si nje ushtar i ri.

    Përgjigju
  • Arbër: 12/11/2021 11:34

    Bravo...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?