Donaldi dhe Beatrix

VIP & Spektakël

Pasi shprehu hapur pëlqimin për Beatrixin, këngëtarja shqiptare i bën ‘unfollow’ Donaldit: Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për shou as për vëmendje

1 Dhjetor 2021, 08:04| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 13:05

  • Share

Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj Donaldit pas afërsisë së tij me Beatrix.

Në atë që po konsiderohet si ‘tradhti’ ndaj Borës, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ka hequr Donaldin nga Instagrami ne shenje revoltimi ndaj veprimeve të tij.

“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për shou as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera” – ka deklaruar ajo.

Postimi i Rezartës

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lafajet: 02/12/2021 18:56

    Qyqa mi goce, po pse ç'fare ke pritur ti nga ato qyqaret e gjynaqaret gjoja 'artista', ene 'Vip' pa le?!!.... Kane pothuaj 8 jave aty e si kemi pare e ndigjuar nje here, po nje here te vetme, duke biseduar per tema e problematika, duke biseduar per art e kulture, duke na recituar ndonje poezi apo qofte edhe ndonje vjershe te shkurter nga poetet boterore e te Shqiperise (qe jane me mijra e me miliona). Si kemi pare njehere duke cituar e folur per korifejte e Historise Boterore te Artit. Duke na dhene njohuri e dije, te pakten per fushen e vet, (se as behet fjale e as presim qe ato te flasin per shkence e per politike e sociologji)...S'kane as me te voglen dije e njohuri e as deshire per biseda e angazhime te tilla, (perveç Enxhell, qe e ka treguar disa here, qe don dhe tenton per te kapercyer e kaluar ate kufi e linje bajate, te zenkave e bisedave te rendomta e budallaqe e pa vlere). Kjo eshte e habitshme dhe teper e frikshme, qe pikerisht keta, qe pretendohet qe jane njerez te artit e te kultures dhe qe mendoj qe kane bere nje fare shkolle e kane nxene diçka (e prandaj edhe quhen edhe 'VIP'), te mos mendojne e paraqiten si vipa e te na japin edhe nje ane tjeter te marredhenieve qe DUHET te kene njerezit (te pakten ato te arttit). Deri tani (me perjashtime teper te rralla), te gjithe kane demonstruar vetem banalitete, ngaterresa plakash qe rrine neper sofate e komplekse e interesa injorantesh te mbaruar... Do te ishte e pranueshme dhe shume per tu dashur, qe ky grupim dhe shtrese e caktuar shoqerore, te jepte nje mesazh dhe nje percjellje idesh me te kualifikuar dhe me te larte, shoqerise jashte, por me sa duket ky eshte niveli dhe rangu i shoqerise sot ne 'Atdheun Tone Te Dashur'... E gjithe kjo ishte "Nje Zhgenjim i Madh" dhe Troshitje e Vlerave Njerezore'. Boten e mbajne shtyllat qe jane Vlerat dhe Njerezit e Medhenj... Po ku jane ATO???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?