Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor

Ilir Meta

Politikë

Pasi u shkarkua nga Kuvendi, Meta përshëndet ndjekësit me himnin e 'Djelmnisë Dibrane': Nuk mund të mos e ndaj me ju kënaqësinë që përjetova sot

9 Qershor, 22:15| Përditesimi: 9 Qershor, 22:24

Kuvendi sot miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për shkelje të rënda ligjore, por Meta është treguar sërish indiferent në lidhje me këtë votim..

Në një postim në Facebook, teksa uron një natë të qetë, Meta thotë se nuk mund të mos e ndajë me ndjekësit kënaqësinë që ka përjetuar sot me prezantimin e “Himnit të Djelmnisë Dibrane”, në ambientet e Institucionit të Presidentit gjatë aktivitetit kulturor me artistë dibranë.

Teksa ka shpërndarë videon Meta shkruan se në “çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm”.

'Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar. Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!'- shkruan Meta.

Me 104 vota pro Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.

Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 10/06/2021 12:50

    Po ti k.qe ke qene i like injoranti e kokemadhi. Te jane trashur dhe ato dy fije mend qe kishe. Do te relaksohesh kur te shkosh ne biruce per vjedhjet dhe shkaterrimet qe i keni bere Shqiperise ti, mona surrat kali,salqeni e lulka

    Përgjigju
  • Spiro: 10/06/2021 07:00

    Duhet shtuar te motivet e shkarkimit edhe shijet e shemtuara dhe mediokre muzikore.

    Përgjigju
  • Mondi: 10/06/2021 02:14

    Mire gomarlleqet qe beri por tani qe e mohoi dhe skrapari na u be nga fshati I gruas

    Përgjigju
  • dibran: 09/06/2021 22:33

    .....Naten e mire do ta bejme, sepse nuk kemi asgje qe te na shqetesoje! Rrojme me djersen dhe me sakrificat tona,prandaj shkojme te qete qe te fleme, ndersa ti dhe ate bashkeshokun tend saliserbkrimineltradhetarKombit nuk do tju ofrohet asnjehere gjume i qete, sa te jeni gjalle! ... dhe nje dicka! Ne se je dhender Dibre nuk do te thote se je dibran! Sado lajka te besh, dibranet dhenduret e tyre i mbajne ne fund te ODES! Atje e ke vendin edhe ti! Ne, DIBRANEVE, te na rrojne niperit dhe mbesat,......te tjerat nenkuptoji( po qe se je pak i mencur)!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?