Lufta në Ukrainë

Pasojat e luftës në Ukrainë dhe ekspertët e kafeneve të Tiranës!

20 Qershor 2022, 12:12| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 12:15

  • Share

Shqipëria, është pjesë e efekteve të Luftës në Ukrainë, e cila në fakt nuk është një luftë vetëm mes dy vendeve, por është një luftë që në terma ekonomik ka pasoja  europiane po e po, por edhe globale! Kjo duke pasur parasysh sasinë e madh të prodhimit të drithërave që  ka Ukraina që tashmë në gjendje lufte,  do të prodhojë shumë pak në krahasim me sasinë që do të prodhonte në kohë paqeje!

Arsyeja e dytë që lidhet me rritjen e çmimeve janë sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë, më të ashprat të aplikuar në 70 vitet e fundit, jo vetëm ndaj Rusisë, por ndaj çdo vendi tjetër! Gjithashtu, rritja e çmimit lidhet edhe me rritjen e çmimit të hidrokarbureve sidomos të gazit të lëngshëm, sepse Rusia zë vendin e parë në Europë për eksportimin e tij!

Në këto kushte vendet europiane e sidomos Afrika do të përballen me realitete të vështira ekonomike e  ndoshta edhe më uri! Shqipëria, është një vend i varfër e me probleme ekonomike në kohë paqeje e jo më një kohë lufte siç është tani realiteti! Qeveria Shqiptare duke parë luftën në Ukrainë duhet të kishte nxitur bujqit të punonin çdo pëllëmbë tokë me grurë e me misër e duhet tu kishte dhënë subvesione të konsiderueshme ekonomike! Shqipëria, nëse ka një politikë të suksesshme shtetërore, mundet të mbulojë një sasi të konsiderueshme të nevoja të drithërave nga prodhimi i brendshëm!

Sipas, informacioneve që kam tokat e mbjella me drithëra sivjet janë në të njëjtat përqindje me ato që kanë qenë vjet! Situata ekonomike e shqiptarëve pas kësaj vjeshtë dhe për 2023 do të jetë akoma më e vështirë, por Shqipëria nuk do të jetë e vetme dhe e braktisur, sepse BE, do të ketë programe të rëndësishme të ndihmës ekonomike, jo vetëm për vendet anëtare, por edhe për vende të dyta si Shqipëria! Mirë menaxhimi i këtyre fondeve nga Qeveria shqiptare do të jetë suksesi për të përballur këtë situatë, por kur dëgjoj disa ekspertë që merren me këto çështje, përtej faktit që më vjen me qesh, me duket edhe si një mundësi e tyre, ndoshta për një çik pushtet!

Në Shqipëri duhet të ketë protesta të mirëfillta politike për ta rrëzuar këtë Qeveri, që ka plot probleme, por jo për çështjen e çmimeve, ku Shqipëria është në pozicionin e pësimit! As Rusia e Ukraina nuk i kanë marrë leje Shqipërisë për të bërë luftë, po ashtu Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të bëj paqen e as të ndalojë luftën mes këtyre dy vendeve! Këta intelektualet e kafe e të Tiranës, që më një telefon në dorë e duke konsumuar dy orë një kafe në një bar, para se të merren me çështje kaq shumë delikate që në fund mund të nxisin edhe panik, duhet t'i analizojnë mirë shkaqet, pasojat e pse jo, të japin edhe ndonjë këshillë për të dal nga kjo situatë, por pa u ngarkuar politikisht e pa i kthyer në çështjet të mirëfillta me interes politik e publik personal! Në kohë të tilla si kjo që po kalojmë, duhet një unitet i fortë politik e social, dhe jo mundësia për të takuar njërën palë që të përfitojë politikisht pala tjetër!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?