Pasojat e rezistencës/ Mziu dhe Voltana Ademi 1 vit burg nëse nuk lëshojnë zyrat

31 Korrik 2019, 08:14| Përditesimi: 31 Korrik 2019, 09:34

  • Share

Pas dështimit për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, sikundër përbetohej disa herë në ditë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka nisur një aksion të ri politik, tashmë duke mbajtur me forcë zyrat e kryebashkiakëve si dhe duke bllokuar të zgjedhuri e rinj, për të ushtruar detyrën. Në disa takime me kryebashkiakët demokratë, Basha u ka kërkuar atyre të mos lëshojnë zyrat si kryetar të bashkive, me pretendimin se zgjedhjet e 30 qershorit janë të ligjshme. Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit, ku, gjithnjë sipas tyre, 85 %, nuk morën pjesë, votues të cilët PD i konsideron mbështetës të saj. Por, nëse Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtij skenari, kryebashkiakët e saj, do të përballen pasoja penale. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 249 i Kodit Penal parashikon që vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pra, çdo akt i përfaqësuesve të PD-LSI pas betimit të kryebashkiakëve të rinj jo vetëm është nul, por përbën edhe vepër penale. Përfaqësuesit e PD pretendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë të vlefshme dhe se zgjedhjet e ligjshme janë sipas tyre në 13 tetor, ndonëse Lulzim Basha nuk është deklaruar ende qartë nëse e njeh apo jo dekretin e fundit të Presidentit. Por, zgjedhjet janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe gjykatat e shkallët se parë, të cilat kanë njohur deri më tani mandatet për të gjithë kryebashkiakët e rinj. Gjithashtu, zgjedhjet e 30 qershorit janë njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Basha nxit të vetët për rezistencë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur dje në Devoll ku ka thënë se kjo bashki është uzurpuar nga ajo që ai e quan banda kriminale e Partisë Socialiste. Në mbështetje të Bashës kanë shkuar edhe një grup militantësh që e mbështesin duke kërkuar që bashkia të lirohet nga kryetari i ri Eduard Duro. "Kam kënaqësinë të ndodhem në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe vendosmërisë për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor nga një bandë që është në pushtet. Pakica kriminale ka uzurpuar bashkinë e Devollit, shumë shpejtë do ta shporrim këtë pakicë nga Devolli dhe nga Shqipëria. Hajduteskë...me pushtimin e bashkisë si hajdutë me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për të vendosur mbi 94% të qytetarëve të Devollit. Rama dhe sozitë e tij kanë shkruar fatin e tyre ne Devoll dhe në mbar vendit. Fati i tyre është ai që pret çdo hajdut. Shporrja me çdo kusht me çdo mjet me çdo formë. Kjo është dhunë antikushtetuese kriminale dhe antiligjore. Keqardhje për përdorimin e policëve duhet të arrestonin hajdutin. Hajdutët i kanë bërë llogaritë në ditët e fundit të korrikut. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të realizojnë vjedhjen. Nuk do të qeverisin dot asnjë ditë. Sot në Devoll, Kavajë Pogradec, Kamëz e në të gjithë Shqipërinë... Do të përballen me vendosmërinë tonë" ,ka deklaruar Basha.

Mziu-Ademi  

Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pasojat

Sipas Kodit Penal kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 249 i Kodit Penal

Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdar Debil rexhep leka ish kasap [ kepi ]: 31/07/2019 11:20

    Ore kta dy dordolecët voltana shtremaluqja dhe dordoleci profesor doktor xhelal mutziu dhe burgun e kan pak. Kta të dy duhet të mbyllen në kopshgin zollogjik që ti shikojn njerzit si fytyra parahistorike të viteve para erës ton.

    Përgjigju
  • O tej: 31/07/2019 10:03

    Burg e pak e kane me ja be ate qe u ka ba kryet

    Përgjigju
  • Demokrati Shkodër: 31/07/2019 09:39

    Drejtusja ma e pa afte e perdori politikisht bashkine e jo per interesa te qytetarve. Futeni ne burg megjith filipin se smund ta bajn burgun vetem

    Përgjigju
  • asl: 31/07/2019 08:59

    O mez i zi ti vjen nga alpet e shqiperise or taj po Tirana eshte kryeqytet nuk eshte dru me pre prandaj hape krahun se te pret kopshti zologjik.

    Përgjigju
  • robi: 31/07/2019 08:39

    Ky oficeri nazist i kapur rob ne betejen e Stalingradit , dhunuesi seksual i punonjeses se bashkise Kamze nuk eshte aq trim saq duket me daulle ne dore rrugeve i rrumlluar tape mbuluar me 10 mije lekesha ne balle. Dhe Basha duhet ta qeroje nje here e mire nga pd-ja Xhela Mendjeziun, kete funderiine politike qe ka ndotur moralisht bashkine e Kamzes, do ike si Cecua diten qe do vije Rakip Suli. Dhe do dale rrugeve te Kamzes si mjeran me daulle ne dore i shoqeruar nga Voltana me dajre ne dore dhe Sakja i Kavajes me gernete duke lexuar emrat e rrugeve me te pakuptimte ne bote qe ky funderrine ka vendosur ne Kamze duke mare mallkimin e prejetshem nga populli i Kamzes. Ky pleher deklaroi para disa vitesh se nuk kishte asnje emer partizani rene ne luften na-cl . i denje per tu vendosur ne rruget e Kamzes qe ja kishte bere baba i tij , ketij monstre qe erdhi me breke te grisura dhe u be milioner duke vjedhur me tendera fallco,,,,

    Përgjigju
  • vjeshta: 31/07/2019 08:26

    Sa me vjen keq që ja kam dhanë votën kësaj sorrës! Drejtuesja ma e pa aftë që ka pasur Shkodra ndonjëherë.

    Përgjigju
    • shkodra: 31/07/2019 12:42

      oj voltane sje as ske qene per at pune . dy fjale sdi me i lidhe . rrofte baba saliu , dhe jozefina qe u lodhen tuj vjedhe e i mushen xhepat e te hodhen nje cope koci per me e lpi edhe ty .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?