Pastiçe fshati me perime nga zonja Albana

10 Nëntor 2023, 11:44| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 11:46

  • Share

Pastiçe fshati me perime

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 200 gr brokoli
  • 200 gr lulelakër
  • 200 gr karrota
  • 300 gr spinaq
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri

Për kremin

  • 250 gr gjizë pa kripë
  • 400 ml qumësht
  • 50 gr kaçkavall i grirë
  • Kripë, piper i zi, trumzë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Më pas shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe dhe spinaqin, i lëmë pak minuta.  I kullojmë makaronat dhe perimet dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin, djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe trumzën. E hedhim kremin mbi makaronat me perime. E spërkasim sipërfaqen e pastiçes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?