Shpërthimi i Gërdecit dhe vrasjet e 21 Janarit janë dy ngjarje, të cilat kanë shënjuar qeverisjen tetëvjeçare të Sali Berishës, përgjegjësit për të cilat nuk u ndëshkuan nga drejtësia shqiptare, pikërisht për shkak të ndikimit të politikës mbi drejtësinë.
Gjyqtarët, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mbylljen e këtyre dy dosjeve, duke shpëtuar nga përgjegjësia penale ish-kryeministrin Berisha, u rrëzuan nga ‘kosa’ e Vetingut për fshehje pasurie, pasuri të paligjshme, vjedhje dyqanesh, fshehje dënimesh dhe për lidhje me krimin.
Gjyqtari i Apelit Ervin Metalla, pjesë e treshes gjyqësore të Apelit, së bashku me Evjeni Sinoimerin dhe Agim Bendon, të cilët vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar "vrasje nga pakujdesia", u shkarkua si i papërshtatshëm për të ushtruar detyrën. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas hetimit të thelluar, arriti në konkluzionin se gjyqtari Metalla Ervin Metalla kishte kryer një seri transaksionesh fiktive me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë, që financohet nga buxheti i shtetit si dhe kishte fshehur një pjesë të pasurisë.
Dy gjyqtarët e tjerë, Evjeni Sinoimeri dhe Agim Bendo nuk ka dalë ende para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kosës së Vetingut nuk i shpëtoi dot as anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i cili ka gjykuar dosjen e 21 Janarit, pas vendimeve në dy shkallët më të ulëta. Ndreca ka vulosur edhe përmbysjen nga KQZ të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ku u shpall fitues Lulzim Basha pas humbjes përballë Edi Ramës, me një diferencë të ngushtë votash. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte nga detyra Tom Ndrecën, pasi nga hetimi i thelluar rezultoi se nuk kishte deklaruar në formularin e kontrollit të figurës faktin se kunati i tij ishte arrestuar për drogë. Gjithashtu, sipas KPK, gjyqtari Ndreca nuk justifikonte pasurinë.
Pjesë e kolegjit që rrëzoi rekursin e prokurorisë për 21 Janarin ka qenë edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ky i fundit ka kaluar komisionin e parë të Vetingut, por vendimi për fatin e tij do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas një kërkese nga Komisioneri Publik për një hetim më të thelluar rreth pasurisë së tij. Anëtari tjetër Aleksandër Muskaj u largua nga detyra një vit më parë për shkak të mbarimit të mandatit.
Shkëlzen Selimi
Anëtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi ka marrë pjesë si në gjykimin e dosjes së 21 Janarit ashtu edhe në gjykimin e dosjes së Gërdecit. Selimi ishte pjesë e trupit gjykues të përbërë nga Tom Ndreca, Admir Thanza, Medi Bici dhe Ardian Nuni, të cilët nuk pranuan rekursin e prokurorisë për dosjen Gërdeci, duke e quajtur shpërthimin një aksident teknologjik, siç edhe e quante Berisha.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte nga detyra Shkëlzen Selimin për kontakte të papërshtatshme me krimin. Anëtari tjetër Admir Thanza, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së Gërdecit, u shkarkua nga detyra për fshehjen e një dënimi në Itali për vjedhje të një dyqani, për fshehje të pasurisë dhe kontaktet të papërshtatshme me krimin. Gjyqtarët e tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në mbylljen e dosjes së Gërdecit do të dalin gjatë javëve dhe muajve në vijim para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me verifikimin e pasurisë së deklaruar dhe zbulimin e pasurive të fshehura, nëse kanë.
Fati i gjyqtarëve të 21 Janarit dhe Gërdecit
- Ervin Metalla, pjesë e treshes gjykuese së Apelimit, e cila vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideroi "vrasje nga pakujdesia". Meta u shkarkuar nga KPK për fshehje pasurie dhe përfitim të padrejtë të një kredie të butë.
- Tom Ndreca, relator i dosjes së 21 Janarit në Gjykatën e Lartë, e cila rrëzoi rekursin e prokurorisë. Ndreca u shkarkuar nga detyra nga KPK se kishte fshehur fakti se kunati i tij ishte arrestuar për drogë, ndërsa nuk justifikonte pasurinë.
- Edmond Islamaj, pjesë e kolegjit që rrëzoi rekursin e prokurorisë për 21 Janarin, konfirmuar në detyrë nga KPK, ankimuar vendimi nga Komisioneri Publik, vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
- Shkëlzen Selimi, pjesë e kolegjeve pranë Gjykatës së Lartë për gjykimin e dosjes së 21 Janarit dhe Gërdecit, ku janë rrëzuar rekurset e prokurorisë. Selimi u shkarkuar nga detyra nga KPK për kontakte të papërshtatshme me krimin.
- Admir Thanza, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit, ku u hodh poshtë rekursi i prokurorisë. Thanza u shkarkua nga KPK për fshehjen e një dënimi në Itali për vjedhje të një dyqani, për fshehje të pasurisë dhe kontaktet të papërshtatshme me krimin.
- Medi Bici, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit, është formuar në detyrë nga KPK.
- Ardian Nuni, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit i larguar nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit.
- Aleksandër Muskaj, pjesë e kolegjit penal pranë Gjykatës së Lartë që mbylli dosjen e 21 Janarit, i larguar nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit.
- Evjeni Sinoimeri, pjesë e treshes gjykuese të Apelit që gjykoi dosjen e 21 Janarit, ende pa vendim nga KPK
- Besnik Hoxha, pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, ende pa vendim nga KPK.
- Arjana Caco, pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, ende pa vendim nga KPK.
- Ardiana Bera, pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo, ende pa vendim nga KPK.
- Ridvan Hado, pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci, ende pa vendim nga KPK.
- Shefkie Demiraj, pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci, ende pa vendim nga KPK.
- Fatmira Hajdarin, pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci, ende pa vendim nga KPK.
Një jetë nëpër gjyqe do ta kalojnë të gjithë plerat e padrejtësisë shqiptare . Do bënin mirë të kërkonin një falje publike të paktën të flenë të qetë viktimat e tyre
Përgjigju