2 milion euro pasuri me origjinë nga droga, Prokuroria sekuestron asetet e 34 vjeçarit

31 Mars 2022, 13:32| Përditesimi: 31 Mars 2022, 17:51

  • Share

TIRANË- Një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro është sekuestruar nga policia në Tiranë, e cila dyshohet se vinte nga veprimtari kriminale. Pasuritë, e luajtshme dhe të paluajtshme janë në posedim 34-vjeçarit S. A, por që njihej edhe me emra të tjerë. Sekuestrohen 2 ullishte në Sauk, 4 makina dhe 20% e aksioneve në një shkollë fillore private, një vilë dhe truall në Palasë dhe një vilë në Paskuqan

Report Tv mëson se ai është me precedent të theksuar kriminal. Ai është ndaluar në vitin 2009 me 1 kg kokainë në Gjermani, e po për drogë është ndaluar edhe në vitin 2006 e në 2016. Në 2019 ai është ndaluar me 200 mijë euro cash, duke hyrë nga Gjermania në Holandë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht: 

•    Pasuri (Vile Elitare) me siperfaqe totale ndertim 363.8m2, se bashku me nje siperfaqe trualli prej 1040m2, ndodhure ne Palasë, Himarë Vlorë.
•    Pasuri, e llojit Ullishte,  me siperfaqe 400 m2, ndodhure Sauk Tiranë.
•    Pasuri, e llojit ullishte sipërfaqe 900 m2, ndodhure Sauk Tiranë
•    Pasuri (vile) me siperfaqe 100m2 ndodhure Paskuqan Tirane.
•    Pasuri e llojit apartament, me  siperfaqe 64m2, ndodhure Rruga Elbasanit Tirane.
•    20% të kuotave të subjektit me nipt K31526005Q
•    Automjeti, markes BMW X5.
•    Automjet i markes  tip Audi Q5.
•    Automjet i markes Land Rover, model Range Rover EVOQUE.
•    Automjet i markes BMW X5.

Ora 13:56
Iu sekuestruan rreth 2 mln euro pasuri, kush është 34-vjeçari që i posedonte, i arrestuar për trafik droge! Në 2019 u kap me 200 mijë euro në Gjermani

Rreth 2 mln euro pasuri janë sekuestruar nga policia e Tiranës, e cila dyshohet se vinte nga pasuri kriminale. Pronat e luajtshme dhe të paluajtshme i posedonte 34-vjeçari S. A alias (G. K) alias S. K. Report Tv mëson se ai është me precedent të theksuar kriminal. S.A është ndaluar në 2009 me 1 kg kokainë në Gjermani, po ashtu është ndaluar edhe në 2006 dhe 2016 për drogë. Në 2019 u ndaluar me 200 mijë euro cash duke hyrë nga Gjermania në Holandë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?