Receta

Patate me kërpudha dhe vezë nga zonja Vjollca

29 Mars 2021, 10:08| Përditesimi: 29 Mars 2021, 10:10

  • Share

Patate me kërpudha dhe vezë

Përbërësit:

500 gr patate

300 gr kërpudha

1 qepë

3 thelpinj hudhër

4 kokrra vezë

1 gotë qumësht

80 gr djath

kripë dhe piper të zi

pak vaj

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patatet dhe I presim ato në kubikë me birnjë 1 cm. Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim patatatet deri sa të fillojnë të zverdhen pak. Shtojmë qepën në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen  sëbashku. Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisim kërpudhat dhe I shtojmë sëbashku në tiganin me qepë dhe patate.

Rregullojmë shijen me kripë, piper, hudhra. Në një tas rrahim vezët, qumështin, kripë.Shtojmë patatet me kërpudha në tepsi I nivelojmë ato dhe I mbulojmë me vezë dhe qumësht.E vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta pasi të kenë kaluar 10 minuta. Në furrë shtojmë djathin për 10 minutat e fundit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?