Patate në tigan me spinaq dhe djathë nga zonja Albana

12 Shtator, 12:18| Përditesimi: 12 Shtator, 12:19

  • Share

Patate në tigan me spinaq dhe djathë

 Përbërësit:              

  • 1 kg patate
  • 500 gr spinaq
  • 60 gr parmixhano
  • 200 gr djathë të butë
  • 1 thelpi hudhër
  • 50 gr thërrime buke
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një thelpi hudhër në tigan, e lëmë të skuqet në pak vaj dhe shtojmë spinaqin (të pastruar dhe të kulluar). Rregullojmë shijen me pak kripë dhe e kaurdisim derisa të ulë vëllimin. Vendosim patatet në një tenxhere mbuluar me ujë, shtojmë kripë dhe i ziejmë për 35-40 minuta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambjenti. Më pas i grijmë patatet në një enë ku shtojmë kripë, piper, vezët dhe djathin e grirë. E përziejmë mirë masën. Vendosim në tigan një letër furre, hedhim pak vaj dhe mbi të shpërndajmë gjysmën e përzierjes së patates, duke përdorur duart e lyera me yndyrë dhe duke ngritur pak skajet. Shpërndajmë edhe spinaqin, bëjmë një spërkatje me djathë të grirë dhe djathë të butë në kubikë. E mbulojmë me pjesën tjetër të masës së patates, e lyejmë me pak vaj dhe e spërkasim me thërrime buke. E gatuajmë në zjarr shumë të ulët në fillim, më pas me kapak për 15 minuta në zjarr mesatar. Më pas shtrojmë një fletë të madhe letre pjekjeje mbi tortë dhe me pak forcë dhe duke përdorur një pjatë të përmasave të duhura e kthejmë nga ana tjetër, duke e lënë të rrëshqasë përsëri në tepsi në mënyrë që fleta e re e letrës së pjekjes të mbetet në kontakt me tiganin apo tepsinë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?