Patate të marinuara me sallam në furrë nga zonja Albana

15 Nëntor, 11:28| Përditesimi: 15 Nëntor, 11:30

  • Share

Patate të marinuara me sallam në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 200 gr sallam
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 l ç paprika e ëmbël /djegës
  • 1 lç rigon
  • 1 lç trumzë
  • Kripë, piper sipas shijes
  • Pak majdanoz për garniturë

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patatet në copa mesatare. Në një tas të madh përziejmë vajin e ullirit, hudhrën, paprikën, rigonin, trumzën, kripën dhe piperin. Shtojmë patatet dhe i përziejmë mirë që marinada të shpërndahet në të gjitha patatet. Presim sallamin në copa të vogla dhe e shtojmë në tasin me patate. Shtrojmë patatet dhe sallamin në një tavë pjekjeje të shtruar me letër furre, në mënyrë që të jenë të përhapura dhe të piqen në mënyrë të njëtrajtshme. I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30-40 minuta, derisa patatet të jenë të buta dhe të kenë marrë ngjyrë të artë. I servirim të ngrohta spërkatur me majdanoz të grirë hollë. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?