Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë të gjatë
- 500 ml salcë domatesh
- 300 gr djathë mozzarella
- 100 gr djathë parmixhano
- 1/2 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 1 tufë borzilok
- Vaj ulliri
- Vaj për skuqje
- Kripë, piper
- Pak miell
- Vezë sipas dëshirës
Përgatitja:
Presim patëllxhanët në feta të gjata dhe të holla (rreth 0.5 – 1 cm). I kriposim dhe i lëmë për 30 minuta që të lëshojnë ujin. I shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Më pas i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë (ose i pjekim në furrë për një version më të lehtë). Në një tigan, skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj ulliri. Shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta me pak kripë, piper dhe gjethe borziloku. Në fund të tavës vendosim një shtresë salce, një shtresë patëllxhanësh, mozzarella dhe pak parmixhano. Përsërisim 2-3 herë shtresat, duke përfunduar me salcë dhe parmixhano sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta. E lëmë të ftohet pak përpara se ta shërbejmë.
Komente
