Patëllxhanë të mbushur me speca nga zonja Vjollca

3 Mars 2021, 10:11| Përditesimi: 3 Mars 2021, 10:12

  • Share

Patëllxhanë të mbushur me speca

Përbërësit:

4 patëllxhanë

vaj bimor

kripë dhe piper të zi

2-3 speca

1 domate

1 spec pikant

2 thelpi hudhër

1 tufë majdanoz

2 feta bukë bajate

3 lugë gjelle djath grana padana

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhnët duke mos e larguar bishtin e tyre. Presim nga lart ¼ e patëllxhanit gjithashtu e prerë, I spërkatim me vaj dhe kripë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.

Pastrojmë specat dhe I presim ato në copa I vendosim në grirësen e qepës dhe I grijmë ato imët. Po ashtu në grirësen e qepës grijmë domaten, hudhrat, majdanozin dhe specin pikant I grijmë dhe I përziejmë të gjitha këto në një tas.

Pastrojmë fetat e bukës largojmë koren dhe I presim tulin në kubikë të vegjël, e shtojmë atë në tasin me specat e grirë I përziejmë, kripë, piper të zi , djathin e grirë, largojmë patëllxhanët nga furra I cajmë në mes dhe I mbushim me mbushjen e përgatitur I spërkatim me vaj ulliri, djath dhe I pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?