Jam dakord plotësisht me Presidentin e Republikës, kur thotë se gjendja politike në Shqipëri u rëndua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Por do ta mbështesja më shumë në rast se do të shikoja që ky këndvështrim do të shndërrohej në qëndrim zyrtar të LSI-së, si njëra nga partitë kryesore të opozitës. Do të ishte një kontribut i mirëpritur për kauzën e ndryshimit të sistemit, i cili, sipas meje, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri.
Por mbi të gjitha, mendoj se do t'ia vështirësonte shumë misionin Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ta mbajtur me thonj statuskuonë e listave të mbyllura, si thelbi i një pushteti okult dhe të pamerituar që është keqpërdorur për më shumë se 10 vjet. Koha i ka dhënë të drejtë Ilir Metës, i cili asokohe ishte në grevë urie për ta kundërshtuar kryetarokracinë, ndërsa unë kam qenë njëri prej atyre që e kanë votuar atë gabim historik, edhe pse nisur nga një qëllim i mirë.
Por politika është dinamike dhe askush nuk mund të mburret për një meritë të dikurshme dhe as të mbajë në shpinë një faj për gjithë jetën. Jo thjesht ngaqë "koka e falur nuk pritet", por edhe sepse ka gjithmonë kohë dhe mundësi për t'i ndrequr problemet e shkaktuara nga vendimmarrje të gabuara. Ka vetëm një kusht për të qenë i besueshëm: që, si ndjesa, ashtu edhe distancimi, duhet të bëhen pa hipokrizi.
Patozi: Jam dakord me Metën, gjendja u rëndua pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008
Do të ishte një kontribut i mirëpritur për kauzën e ndryshimit të sistemit, i cili, sipas meje, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri.
Z.Patosi Jemi nje tufe qe kur diskutojme sinqerisht me rrespekt ju vleresojme si njeri me vlera Demokrate dhe simbol per te Ardhmen .Por kur njeri nga ato bastarde qe kishit dhe kane sot demokratet ,Lulushin qe eshte me negativi drejte ecurise dhe pershpejtimit per Democracy , dhe padrejtesite qe ndollen me ju ,jane jashte mase ofenduese ,per nje njeri te paster dhe koshient per te ardhmen , Por te sfidosh dhe me te drejte ate Kameleon Lulushin ,dhe nga ana tjeter te bejshe Elozhe dhe Lavderime ,per ate kopuk Komunist ,qe roli i tije ishte dhe eshte Perca e Sundo me duket se nuk je ne binaret e Shoshitjes finale ,se kush eshte I Tharti ,dhe i Embeli .Kjo nuk te lejohet ta shprehish se me ate krahasim qe ben Ofendon elektoratin Shqipetar qe e votuan dhe u tradhetuan nga ky Pinjoll Kry/Komunist Vjedhje ,Grabitje dhe sabotime nder partite qe donin demokraci ,dhe mbas tije fshihet e shkuara Komuniste sa qeshjet qe ben si nje hingerime te Gomarit ,eshte e qellimeshme Mos i fryje Kavallit tend Demokrat qe te shpetoje e lavderoje Armikun e Demokracise ,Besoj ke kohe te mendohesh dhe rreagosh ,si i paster dhe njeri me te ardhme dhe Dinjitet
Përgjigju