Funta britanike

Bota

Paundi britanik bie në nivelin më të ulët në 37 vite kundrejt dollarit amerikan

7 Shtator 2022, 20:55| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 20:59

  • Share

Funta britanike ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan prej vitit 1985. Një funtë është tregtuar për 1.145 dollarë në pasditen e së mërkurës, nivel që nuk është parë në 37 vjetët e fundit.

Banka e Anglisë ka thënë se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi funtën.

Guvernatori i Bankës britanike, Andrew Bailey, ka paralajmëruar se shumë pak mund të bëhet për të parandaluar Britaninë nga rënia në recesion. Si arsye ai ka përmendur ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe tkurrja të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.

Ky paralajmërim vjen teksa Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë. Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm prej heqjes së masave të vëna për frenim të pandemisë së koronavirusit. Situata është përkeqësuar pasi Rusia ka ndalur ndjeshëm furnizimet me gaz në Evropë./REL

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 07/09/2022 23:20

    E dinin shaka këta britanikët gjoja do i rrëzonin ekonominë Rusisë po hëngrën sallatorin vetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?