Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

PCR nuk ‘hyn më në punë’, Greqia merr masa të reja shtrënguese: Të pavaksinuarit ndalohen në kafe, restorante dhe teatro

19 Nëntor 2021, 11:32| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 11:43

  • Share

GREQI - Ndërsa Greqia po përjeton një valë agresive të COVID-19, u pa e nevojshme marrja e masave të reja shtrënguese, ku në epiqendër të këtij ndryshimi janë qytetarët e pavaksinuar.

Masat e reja:

  1. Nga e hëna e ardhshme të pavaksinuarit, nuk do të mund të kenë akses në ambientet si: kafe, restorante, kinema apo dyqane, as me paraqitjen e testit të PCR. Kjo vjen si një nevojë për të mbrojtur qytetarët dhe si një nxitje indirekte që rritet numri i të pavaksinuarve.
  2. Certifikata e vaksinimit për qytetarët mbi 60 vjeç nuk do të jetë e vlefshme pas muajit të 6 të marrjes së dytë të dozës së vaksinës, pasi siç është vërtetuar shkencërisht mbrojtja zvogëlohet. Ndaj personave mbi 60 vjeç i jepet mundësia brenda 1 muaj të marrin dozën e tretë përforcuese, që të rimarrin në dorë certifikatën e vaksinimit.
  3. Për të shmangur grumbullimet në ambientet e punës, orari i nisjes së saj do të jetë i ndryshëm për punonjësit. Psh: Një grup do të arrijë në 7, një tjetër në 8, ndërsa tjetri në 9.
  4. Do të intensifikohen kontrollet në të gjithë vendin që masat e reja të zbatohen siç duhet.

Muajit e fundit Greqia ishte “pushtuar” nga një valë e re infektimesh dhe viktimash nga COVID-19, duke u bërë alarm për ekspertët që bën edhe sugjerimin për shtimin e masave, në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll.

Masat mendohet që janë marrë edhe për shkak se po afrohen festat e fundvitit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?