Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar nga Bashkia Tiranë që të lehtësojë biznesin sidomos atë të vogël në mënyrë që të shmanget falimentimi I tyre në këtë situatë emergjente të krijuar nga koronavirusi. Zhupa kërkon që bashkia të anulojë këstin e parë të taksave dhe tarifave vendore në mënyrë që biznesi të marrë frymë deri në stabilizimin e situatës së punës së bizneseve.
“Ne këtë periudhe paralizimi te punës për shkak te korona virusit është e domosdoshme për te mbështetur qytetaret dhe bizneset qe ta tejkalojnë sa me lehte te ndërmerren edhe disa masa ekonomike edhe nga pushteti lokal.
Nje nga masat e para qe duhet te ndermarr Bashkia Tirane eshte : Pezullimi i kestit te pare te taksave dhe tarifave vendore, per bizneset, i cili duhet te paguhet me date 20 prill 2020!
Kjo mase eshte jashtezakonisht e nevojshme sidomos per bizneset e vogla qe sot jane te mbyllura per shkak te rrezikut te infektimit nga virusi dhe jane edhe me te varura nga te ardhurat e tyre ditore. Nderkohe shume nga detyrimet mujore duhet ti kryejne gjithsesi, gje qe e rendon poziten e tyre financiare. Per kete i bej thirrje Bashkise Tirane pezullimin e kestit te pare, deri ne stabilizimin e normalitetit te punes se biznesit.
Sot barra fiskale ne bashkine Tirane, eshte me e larta ndonjehere, me tarifa dhe taksa te reja dhe te rritura mbi 33% edhe nga viti i kaluar. Biznesi i vogel duhet te paguaj mesatarisht rreth 900 mije lek te vjetra.
Bashkia Tirane duhet te reagoj sa me shpejt, kjo mase do ishte nje frymemarrje lehtesimi, mbi te gjitha per biznesin e vogel qe cdo dite qe e mban mbyllur ka kosto dhe jo vetem mungese fitimesh”, shkruan Zhupa.