Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Opinion

PD bën demek garë, ne bëjmë demek debat

25 Maj 2021, 20:23| Përditesimi: 25 Maj 2021, 20:24

  • Share

Thjesht, në Partinë Demokratike po bëhet sikur. Basha bën sikur kërkon rimandatimin, se për herë të tretë si kryetar e për herë të gjashtë në zgjedhje përballë PS e Ramës do bëjë namin.

Pa dhënë dorëheqje, a minimumi pa u ngrirë këtë radhë.

Kadilli bën sikur është lideri që i ka munguar prej kaq kohësh PD. I rrit piacën vetes dhe mirë bën.

Shehaj bën sikur do të mbarsë kuçedrën e në fund thjesht i buzëqesh.

Berisha bën sikur është i painteresuar.

Gjithë të tjerët bëjnë sikur mbështesin njërin, apo tjetrin.

Ne nga jashtë bëjmë sikur debatojmë mbi realitetin, kur çdo gjë është surreale.

Partia Demokratike, nuk është hiç demokratike. Lul Basha do të jetë sërish kryetar.

Sali Berisha do të jetë sërish mbi çdo kryetar.

Këtu mbyllet.

Lider i bën vetëm përballja me Berishën. Përballen dot me të qoftë edhe përciptaz? Deri tani jo.

Atëherë le të vazhdojnë të bëjnë sikur janë në garë, e ne sikur bëjmë debat.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like Pordha: 25/05/2021 21:08

    Bravo,shkurt e qarte! I ke thene te gjitha ato qe te gjithe i dine,por bejne sikur nuk e kuptojne! Rrofte partia "Demon-kratikase" dhe lideri i saj histErik non Grata! Ne ate bando parti jane te gjithe te tredhur dhe vetem sa u shkon nder mend emri i gangsterit ordiner vrases vicidolas shkelin freno dhe hapin krahun!Njerez kurajoze si Olldashi i ndjere apo si Eduard Selami,te cilin e detyruan te iki me bilete pa kthim,ne ate konglomerat mafiozesh ne kupole nuk ka me.Thjesht ata bejne sikur votojne, Banditi besnik deri ne vdekje i Berishovicit,Jemin Gjana,do beje sikur do numeroje votat e paramilitareve te rreshtuar ne listat sekrete te Bashes dhe perfundimi do jete clirimi nga ankthi e brohoritja per fitoren " e pritur e te merituar" te ajdutantit Shvejk te Salush Krimit qe do e coje partine nga "fitorja ne fitore" si deri tani,me perspektive te krijohen dhe disa parti te tjera te reja qe do shkeputen nga trungu meme i partise se "shpreses",qe lindi me sloganin "ta bejme shqiperine si Europa" dhe lufton qe ta beje shqiperine si Afganistani etj etj! Ka te drejte Myslym Murrizi,i cili ndryshe nga te gjithe "Bur-at"me nje r te atij stani nuk eshte i tredhur dhe i thote gjerat troc.Nese aspirantet per krie.ar do donin me te vertete te reformonin partine e para gje qe duhej te benin do te duhej te bojkotojne kete farse qe eshte si gjelle e ngrene disa here ne ate stan,pa patur dhe ata komisionere;pa bere analize zgjedhore neper rrethe e me zgjedhje te reja per kryetare degesh etj etj dhe pa patur edhe ata ne dore listat zgjedhore! Dhe se dyti,reformim te asaj bandopartie nuk ka nese te gjithe ata qe kerkojne te drejtojne ate "parti" destruktive,antidemokratike dhe te strukturuar ne menyre mafioze nuk guxojne te permendin emrin e vicidolasit e te distancohen publikisht nga veprimtaria e tij kriminale 30 vjecare,qe detyroi dhe ke ? Ameriken,e cila u mbeshtet tek ai 30 vjet me pare dhe u investua tek ky brigant i pandreqshem,qe ta shpalle me shume vonese "Mon Grata"!Nuk mund te behesh kryetar partie duke e patur njeren dore ne miell e tjetren ne oriz,se mbytesh.Ose njeren ose tjetren.Ose me Berishen dhe trashegimine e tij,sic bejne hapur e paturpesisht Marku,Gjekmarkaj,Fahri Makaronia,Paloqja e te tjere ose me DASH-in Amerikan,qe e futi perfundimisht ne listen e zeze e pritet avash avash te burgoset si kriminel e i degjeneruar!Ibsen Elezi,pati deri tani guximin qe te kerkoje distancimin e partise nga ky kriminel,nga fatkeqesia jone kombetare dhe prandaj edhe ate e perjashtuan nga gara,sepse nuk kerkoi "ti pushte doren padronit",pronarit te bandes!Kurse thenia e Kadilit,se Ai,pra Briganti Berisha eshte "Institucion" (per krimin,korrupsionin,per asgjesimin e kundershtareve te tij politike e te gjithe popullit shqiptar)dhe e di vete Ai (futja pordhes Kadill) se kur do te distancohet e si do e beje kete (me urdher te peshkut)! Zoti Kadilli! Ai do te distancohet sigurisht,por kur ta kete kapur SPAKU e BKH per veshi;kur KQZ e organet ligjzbatuese t'i thone se je i papershtatshem per deputet,sepse te kap ligji i klriminalizimit dhe e ke vendin ne bangon e te akuzuarve etj etj.Sa per Edit Harxhin,te ciles nuk i ndahet shpirti per Berishen dhe per berishizmin c'te them! Turp,sidomos pas vendimit te shpalljes se tij "Non Grata"!Kur keta qe i thone vetes politikane dhe gjoja kane dhe pervoje (nuk e di se cfare pervoje paskan) dhe nuk dine te interpretojne mesazhin shume te qarte te USA-s e te BE-se lidhur me kete gjakpires te pangopur qe ka 30 vjete qe vetem te keqija ben ne kurriz te vendit e te popullit dhe rreshtohen si debile ne krah te tij si mund te kene kapacitette drejtojne nje parti politike si Ajo?Keta jane per te qare hallin dhe vetem ndryshimi i emrit ne krye te bandopartise nuk loz ndonje rol,kur ata jane te prirur te bejne te njejten gje si lyli,te terhiqen per hunde prej tij e te zbatojne teorine e praktiken e ketij krimineli,qe per nga permasat i kalon kufijte e ballkanit dhe eshte unikal si shembull!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?