Selia e PD dhe pjesë nga dokumenti

PD betejë politike në 2023 kundër investitorëve strategjikë, kërkon bllokimin e pranimit të kërkesave të reja me pretendimin se po fuqizohet PS-ja dhe pengohet integrimi

27 Dhjetor 2022, 19:16| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 19:21

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike do ta nisë betejën politike në vitin 2023 kundër ligjit për investimet strategjike, me pretendimin se ky ligj pengon integrimin në BE si dhe favorizon njerëz të lidhur me Partinë Socialiste. Pas rrëzimit të trefishtë në maj-qershor të këtij vitit, të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, deputetja Jorida Tabaku ka depozituar një projektligj në Kuvend, për bllokimin e aplikimeve për fitimin e statusit investitor strategjik. Nisma ligjore parashikon që pas datës 1 janar 2023 të mos pranohet asnjë kërkesë nga subjektet private për t’u shpallur investitor strategjik, status i cili mundëson pronë publike falas për 99 vjet, lehtësim të procedurave, zerimin e taksës së infrastrukturës, zerimin e taksës së pronës si dhe zerimin e taksës së fitimit për 10 vjet. 

Deputetja Tabaku thekon se nga ligji po përfitojnë personazhe pranë PS-së, duke përmendur rastin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Gazmend Paja, i cili ka përfituar 133 mijë m2 tokë në Dhërmi si dhe ish-deputetin socialist Artan Gaçi. Tabaku thekson se ligji dëmton konkurrencën e lirë dhe si i tillë, sipas saj, pengon procesin integrues. Në relacionin shoqërues, zonja Tabaku pretendon gjithashtu se ka asnjë garanci se ligji mund ta kthejë vendin në një lavatriçe të pastrimit të parave. 

“Kompani dhe personazhe të dyshimtë, në bashkëpunim me qeverinë, kanë përdorur mekanizmat që ofron ky ligj, për të përfituar apo marrë nën administrim pasuri të rëndësishme, pa asnjë lloj gare, transparence apo konkurrence. Kjo sigurisht në dëm të interesit publik, por edhe të vetë tregut të lirë, pasi investitorë të tjerë vendas apo të huaj detyrohen t'i nënshtrohen procedurave konkurruese, të paguajnë ë gjitha detyrimet tatimore.... Në vlerësimin tonë, ligji aktual paraqet problematika në raport me rregullimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, nenet 71 dhe 74 të së cilës sanksionojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit në të gjitha llojet e kontratave publike. Pikërisht, në momentin që ndodhet Shqipëria, pas hapjes së negociatave, aplikimi i një ligji që krijon problematika në raport me Marrëveshjen kuadër të Shqipërisë me vendet e Komunitetit Evropian, do të ishte mesazhi me i gabuar që iu dërgohet shteteve anëtare”. 

Ligji për investimet strategjike u miratuar nga Kuvendi në vitin 2015, me qëllim për të tërhequr investime të mëdha në Shqipëri, në këmbim të lehtësirave. Shtatë vite më vonë ka diskutime nëse ky qëllim është arritur apo jo. Nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, dy kanë ardhur nga jashtë, katër janë investime të përbashkëta dhe 29 investime janë vendase.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/12/2022 01:52

    Jam dakord me Tabakun,por jo per arsyet qe rreshton ajo.Duhet hetuar se cfare jane te ashtuquajturat /investime strategjike/qe jane dhene deri tani.Nese dalin qe jane hotele e rezorte,te ndalohen e te cohen ne gjyq patjeter.Une ja fal qokat nje investitori,kur behet fjale per investime me te vertete te rendesishme qe justifikojne cilesimin/strategjik/,por ama t'a quash /strategjik/ nje hotel,atehere duhen ndaluar e hedhur ne gjyq per korrupsion, manipulim e shperdorim te ligjeve te shtetit e politikave ekonomike e fiskale.

    Përgjigju
    • gjergji: 28/12/2022 11:59

      E kuptoni o budallej? Te gjitha investimet strategjike jane per te zhvilluar sa me shpejt vendin e kjo qe te hapen me teper vende pune e natyrisht te permiresohet gjendja social ekonomike ne Shqiperi.Natyrisht investitoret e ndryshem fitojne me shume se sa ti vendosin ato para ne banke,por edhe mund ti humbasin ato.Budallalleku model i vetem ne bote biles made in Albania eshte sulmi ndaj kompanive investitore te huaja qe per efekt te uljes se takses se fitimit ne vendin e tyre rregjistrohen ne vende te ndryshme te botes.Kompania belge "PURATOS" qe ka nje sere fabrikash qe prodhojne cokollata apo permiresues te cilesis se prodhimeve(shtesa permiresuese ne industrin e bukes e te emelsirave) eshte e regjistruar si kompani ofshore ne Qipro. Thjeshte gjithecka jane sulme per ta bere te bardhen te zeze.Ne fund te fundit per cdo investim veten shteti shqiptar perfiton.Kujtoni cfar thot fituesi i cmimit nobel ne ekonomi:pozita e debitorit eshte me e forte se e kreditorit,qe do te thot qe i pabreku behet me brek bile me te mira se ai qe ka brek.

  • Tani: 27/12/2022 19:48

    Veç per keq e keni mendjen, mos harroni, populli i sheh keto dhe i lexon. Sa te mjere jeni!!! Per gjynof. Kur e jepnit token per 1 euro, ishte mirekur jepnit leje per hidrocentrale ne Vjose apo Tropoje, prape ishte mire. Ske zene mend qe prape do ju rrezojne. Shkopijte ne rrota vejani Bardhit, Alibeajt, e çte teprojne, Sales.

    Përgjigju
  • Drejtesia popullore: 27/12/2022 19:45

    Mbas plehrave dhe inceneratoreve, koncensioneve etj, kjo plehre do te pezulloje ligjin e investitoreve strategjike se gjoja demton konkurencen e lire. Kjo bibe cdo gje e sheh si "dyshim" per gjera te keqija. E mbani mend me rregullimet e pasojave te termetit se cfare thonte. Te pezullohen se kjo po i perdor per te fituar zgjedhjet dhe nga ana tjeter thoshte pse nuk kane perfunduar eliminimi i pasojave te termetit. Po te ishte kjo ne fuqi, valle do sillej ne kete menyre. Kjo eshte e qarte se lidhet me zgjedhjet lokale. Asnjehere nuk do te fitoje kjo bibe, sepse me sjelljen e saj eshte antishqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?