Gazment Bardhi

PD bojkoton të gjitha komisionet, nuk shkon as tek 'Sterilizimi'! Zbulohet sms-ja e Bardhit për deputetët, grupi mblidhet në selinë blu

30 Shtator, 11:32| Përditesimi: 30 Shtator, 16:54

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur aksionin opozitar si kundërpërgjigje ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar mbrëmë një mesazh deputetëve të grupit duke i lajmëruar se në komisionin e integrimit do të shkojnë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka për të dhënë deklaratën për mbështetjen e integrimit dhe komisionet e tjera do të bojkotohen.

Ndërkohë, grupi i PD prej orës 15:00 deri në 16:45 u mblodh në selinë e PD [për të diskutuar sekanrët që do të ndjekin në Kuvend. Menjëherë pas mbledhjes, deputetët e PD u nisën drejt Kuvendit për seancën plenare.

Mesazhi i Gazment Bardhit

"Të nderuar kolegë, Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE. Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00. Ju faleminderit". 

Konkretisht nuk do të marrin pjesë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.  U bojkotua dhe Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.

Ora 11:43
Burgosja e Salianjit, PD bojkoton Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

1727689243_komisionihetimorpershendetesine.JPG

Tiranë-Pas largimit nga Komisioni Integrimit mëngjesin e sotëm, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur dhe Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur nga nën/Kryetari i Komisionit Plarent Ndreca i cili informoi në nisje të mbledhjes se deputetët e opozitës nuk janë prezentë gjatë zhvillimit të seancës së radhës.

Asnjëri prej mjekëve të thirrur për të dëshmuar, konkretisht Mihal Tase,  Myfrat Barbullushi, Mentor Petrela, Nikollaq Kacani, Mustafa Xhani, Arben Beqiri nuk u paraqitën në seancë. 

Sipas Ndrecës dy dëshmimtarët nuk janë paraqitur për shkak se shkresa e thirrjes nuk e ka pasur adresën e saktë, por kjo ende nuk është qartë duke qenë se mendohet se mund të jenë të informuar nga Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi. 

Do të vlerësojmë nëse këta janë të rëndësishem për të ardhur e për ti thirrur sërish. Nëse do të jetë e nevojshme, i kërkojmë të vijne sipas Kodit të Porcedures Penale

Mbledhja e radhës është parashikuar të nisë në orën 11:00

Opozita ka vendosur të braktisë jetën parlamentar pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 30/09/2024 14:45

    E kujt i plasi për këtë bëjkot nga këta NON GRATA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?