Vesel Koçiu dhe Bujar Leskaj

Politikë

PD emëron kryetar të degës Sarandë ish të dënuarin për shpërdorim detyre! E kallëzoi penalisht Bujar Leskaj në krye të KLSH, sot e ka vartës në PD

14 Maj 2021, 19:53| Përditesimi: 14 Maj 2021, 21:58

  • Share

Në krye të degës së PS për Sarandën është caktuar Vesel Koçiu. Ai është caktuar në këtë detyrë për një periudhë të përkohshme, pas vakancës së krijuar në këtë posta pas ndarjes nga jeta të Hariz Memës disa muaj më parë nga ataku kardiak.

Vesel Koçiu mbante postin e Nënkryetarit të degës së PD në Sarandë dhe aktualisht është caktuar të ushtrojë kompetencat e Kryetarit deri në organizimin e proceseve zgjedhore sipas Statutit. Në lidhje ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Bujar Leskaj, drejtues politik i qarkut Vlorë. 

Vesel Koçiu është kallëzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për “Shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë. Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë asokohe e pati shpallur fajtorë duke e dënuar me 6 muaj burg.

Sot ngarkohet kallzuesi Bujra Leskaj të ndjekë procedurat për emërimin në detyrë të të kallëzuarit Vesel Koçiu.

Vendimi i PD

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adri: 15/05/2021 16:36

    Po.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?