Disa ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe komandimit të Enkelejd Alibeajt në krye të PD-së, gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, me një vendim të diskutueshëm, i dha selinë dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke konfirmuar Kuvendin e Foltores së 11 dhjetorit, bashkë statutin e ri të partisë dhe vendimmarrjet e tjera, të cilat shkarkonin Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij, duke e kaluar partinë në duart e Berishës. Vendimi u pasua me një revansh të Berishës dhe rrethit të tij drejt selisë së PD-së, ku momentalisht vijon rezistencën vetëm kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili tashmë duhet të administrojë zgjedhjet për kreun e ri të partisë. Alibeaj gjithsesi nuk njihet si kryetar nga Berisha dhe rrethi i tij.
Katër ditë pas dorëheqjes së Bashës, në 25 mars 2021, Sali Berisha paralajmëroi se do garonte për të marrë drejtimin e Sali Berishës. Nisur nga rezultati i Foltores në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku doli forcë e dytë politike dhe PD-ja e Bashës forcë e tretë, Berisha mund të marrë drejtimin e PD-së nëse nuk tërhiqet nga kandidimi.
Po çfarë pasojash do të kishte për Partinë Demokratike nëse Sali Berisha rikthehet në krye të saj, në kushtet kur është pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Report Tv sjell në vëmendje të gjitha paralajmërimet e përfaqësuesve amerikanë nëse Sali Berisha rikthehet në krye të PD-së, sikundër edhe ka paralajmëruar.
Në 10 nëntor 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, paralajmëroi ndërprerjen e raporteve të SHBA-ve me PD nëse Sali Berisha rikthehet në krye të partisë. Mesazhi i Kim nënkupton se rikthimi i Berishës do ta bënte të gjithë PD-në non grata për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja tha se kjo ishte një politikë që ndjek SHBA në mbarë botën.
“Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Kim.
Sali Berisha ka nisur të ushqejë me iluzion të tijtë se sapo të largohet Yuri Kim, SHBA-të do të ndryshojnë qëndrim ndaj tij dhe do ta pranojnë në krye të PD-së. Por, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar, ishte mjaft i prerë dhe i qartë në 10 janar 2021, kur tha se PD-ja do të ketë pasoja nëse zgjedh në krye të saj një perona të shpallur 'non grata'.
“Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur 'non grata”, tha Escobar.
Qëndrimi konfirmon se paralajmërimet për pasojat që do të ketë PD nëse Berisha rikthehet në krye të saj, janë qëndrime të qeverisë amerikane dhe jo një pozicion personal i Yuri Kim, siç pretendon Berisha. Mesazhi i Escobar u përforcua 5 ditë më pas nga ambasadorja Yuri Kim.
“Nëse do të ndodhte kjo, do të kishte pasoja. Pra, nuk ju themi për kë të votoni, por mendojmë se duhet të merrni vendime të informuara. Në këtë kuptim, kemi bërë shumë të qartë që nëse Partia Demokratike apo cilado parti drejtohet nga dikush, përfaqësohet nga dikush që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, atëherë nuk mund të presësh një marrëdhënie normale. Kaq bëmë, ofruam informacion”, tha Kim.
Në 27 janar 2022, Grabriel Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës dhe PD-së, teksa tha se asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD.
"Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale", ka pohuar Grabriel Eskobar.
Ndërkaq, në 12 janar 2022, Grabriel Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës, ndërsa dënoi tentativën për të pushtuar me dhunë PD-në. Zyrtari i lartë amerikan tha se jo çdo anëtar i PD-së është aleat i SHBA-ve.
“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”.
Ditën e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Takimi konfirmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk njohin Grupin e Themelimit të Berishës si autoritet politik në krye të PD-së. Takimi i sotëm konfirmon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kanë ndryshuar qëndrim sa i takon Foltores dhe Sali Berishës, pavarësisht dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri.
Partia qenve duhet te kishte dale me koh jasht ligjit. Eshte shum her me vrastare se partia komuniste. Kurse per sa I perket non grata ajo ashtu ka lindur, shum von jeni.
PërgjigjuKellicin mos e ta leni te shkoj ne Florida se eshte dora e zgjatur e saliut ne usa ndaj hiqjani vizen amerikane let te rri me saliun non grata e ti bej fresk bashke me rithemelimin
PërgjigjuU duk frika qe ka populli Demokrat nga SHBA, me 6 mars. Nuk e kuptoj pse kjo vajze vazhdon to fuse hundet ne punet e brendshme te PD.
PërgjigjuSepse Berisha rremben PD, per te rrembyer Shqiperine. Shqiptaret ndihen te pafuqishem per te arsyetuar e vepruar kunder kesaj mafie. SHBAte jane miq me shqiptaret dhe po i ndihmojne ata te hapin syte dhe te dallojne te keqen. E kupton lidhjen tani?
Injoranca shfaqet ne shume forma por akoma me keq kur shprehet me vetdije. SHBA dhe kushdo qofte ambasador ose jo as nuk ka dhe as impresionon me friken e "non grata" asnje subjekt politik e vecanerisht nje popull te tere. Diskrecioni i non grates drejtohet ndaj individeve. Dhe po, njerzit e thjeshtee presin te vazhdoje te materializohet me tej deklarata e Eskobar mbi "qartesine" e Biden apo Blinken ndaj atyre individeve ne angazhim ne vepra te medha korruptive. Nje prej tyre, "Ineciatori", ben muuuuuuuu si nje veper e madhe e kryer dhe "nen kujdesin" e Edi Rama. Kur do e shofin ne listen e non grata??? Kuptohet, te merresh me nje te "vdekur" si Berisha eshte kollaj. Po hajt pra merruni me te gjallet, apo e keni te ndaluar.
PërgjigjuPo ky individi qe thuhet se mund te mar pd a quhet non grata. Po qe koka e till partia qenve si mund te jet. Tosi ata qe ty te dhimsem u ka ikur koha shum vite me perpara dhe me cduken bathet edhe nja 10 vjet rrugeve do jeni.
Vetem SHBA mund ta bej kete vend me njerez shpellare, 50 vite benin be per Enverin, 30 vite per Saliun.... O shpellare Amerika eshte bota....
PërgjigjuSHBA po shpeshton presionin ndaj berishizmit si frymë dhe që Sb nuk duhet të jetë më në PD dhe politikë si i korruptuarë i madh,Minus i demokraci dhe shpërfillës i drejtësi..etj.Ata i shkojnë pasë sot Sb duhet të jen PSIKO si Sb në vitet 70-80 që kurohej nga Dr.Ylvi Vehbiu ikur në Amerikë nga frika e Sb kur u bë President vampir i njërzve kundër tij. DASH duhet të rendisi provat në vjedhje e sidomos vrasjeve që nuk i ka përmendura as një si 21 janarin,Gërdecin,97,98...të 20.000 njërzve 1991-2021.
PërgjigjuKLANSEKTI PS PD LSI eshte ne unison per te ruajtur pushtetin,gjene e vjedhur e grabitur, krimin dhe varferuar me tej popullin.
Përgjigju