Bardh Spahia

PD: Dy mjekë të qendrës shëndetësore 9 me COVID-19, nuk po zbatohet kodi penal për ministrinë e Shëndetësisë

29 Maj 2020, 12:09| Përditesimi: 29 Maj 2020, 12:10

  • Share

Partia Demokratike ka denoncuar sot që pas mjekëve në QSUT, 2 mjek të tjerë janë infektuar me COVID-19, në qendrën shëndetësore 9 në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë, nuk e konfirmon një gjë të tillë, por sipas PD, kjo tregon që personeli shëndetësor në vend është i pambrojtur.

Në një reagim, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se qeveria nuk po zbaton kodin penal për ministrinë e Shëndetësisë, që sipas tij qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave.

Reagimi i Bardh Spahisë

23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!

Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, çfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!

Komento

Komente

  • tori: 29/05/2020 13:24

    Asnje vrejteje per ankim per kryeministrin Rama per problemin e menaxhimit te pandemic.Gjithecka prefekte e teper e mire e per kete flasin rezultatet e manaxhimit e trajtimit te pandemic korona virus CV-19.Nje nder vendet me vdekeshmeri me te vogel ne bote per 1000000 banor.Bardhi : ti dhe partia yte PD eshte bere qendra e rrenave e genjeshtave,manipulimeve me te ulta qe nga "maskat" e harruat,mjetet e trajtimit si veshjet mbrojtese per ekipet esherbimit mjekesor etjerrrrrr.Tani gjithecka eshte hapur e bile ju te PD e kerkuat me kembengulje me gjithe hezitimin e Rames.Tani pergjegjesia individuale,ai qe nuk zbaton rregullat natyrisht do infektohen e nese do behet ndonje hulumtim jam I bindur se te gjithe te infektuarit apo pjesa me e madhe e tyre jan activist te PD me munges te theksuar arsimi e mentalitet fshatarak injorant,si baze e tyre trashigimore.Kjo vlen edhe per ty BARDH.

    Përgjigju
  • Kirasi: 29/05/2020 12:39

    O i biri i Spiunit te Sigurimit te Shtetit ba cave trapin

    Përgjigju
  • Dory: 29/05/2020 12:26

    O fatbardh pikaloshi, se te rrjedh tavani ne shtepi eshte faji qeverise? Ore fajin e Kane njerzit e papergjegjshem dhe ju qe dilni ne protesta ose ne takime pa respektuar rregullat.. Se ju pame Juve kur ishit ne qeveri... Po boll me perralla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?