Politikë

PD fushatë sheikësh / Vlera e makinave luksoze të opozitës dhe njerëzit brenda tyre nga Basha, Noka, Grida Duma, tek Paloka. Ankohen për çmimin e naftës!

19 Prill 2021, 19:11| Përditesimi: 19 Prill 2021, 19:14

  • Share

TIRANË-  Krahas thyerjes sistematike të rregullave anti-covid, përmes grumbullimeve kaotike, një tjetër tipar i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit, ishte ekspozimi i makinave të luksit nga krerët e opozitës dhe mbështetësit e saj. Hapja e fushatës së PD në sheshin “Nënë Tereza” u tejmbush me makina të shtrenjta. Ekspozimi i makinave luksoze vijoi po thuajse në çdo aktivitet tjerët elektoral, ndonëse përfaqësuesit e opozitës flisnin për varfërinë dhe çmimin e lartë të natës. Demostrimi i luksit përmes shfaqjes së autokolonave të makinave të shtrenjta, si AMG, BMË, Benz GL, Range Rover. Bugatti, Rolls Royce, Lamborghini, Ferrari, Porsche Panamera, Q7, X6 etj., konfirmon se kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 dhe qëndrimi prej tetë vitesh në opozitë, nuk i ka prekur pretendentët për të ardhur pushtet. 

Po kush qëndron brenda xhamave të errët të makinave të ekspozuara gjatë fushatës elektorale dhe sa është vlera e tyre? Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lëviz me një makinë tip ‘Mercedez Benz Limuzinë’, me vlerë rreth 130 mijë euro, të cilin ia ka dhuruar firma “Viktoria Invest”, me pronar Fatmir Kuqin, përfitues i madh i fondeve publike. Basha ka edhe një tjetër makinë, Mercedes Benz, me vlerë 72 mijë euro. Grida Duma, kandidate e PD në Tiranë, në zonë të sigurt, posedon dy makina, një 'Chevrolet Captiva' me vlerë 33 mijë euro si dhe një BMË, me vlerë 15 mijë euro.

Flamur Noka kërkon votat për deputet në Tiranë, duke lëvizur me një makinë, të cilën e ka blerë 40 mijë euro, ndërkohë që ishte përfitues i një kredie si i pastrehë. Edi Paloka, i cili ka kryeson listën e kandidatëve të PD në Durrës, ka blerë një ‘MERCEDES BENZ E 220 BT’, me vlerë 28 mijë euro në Gjermani. Tritan Shehu, që kryeson listën e PD-së në Gjirokastër ka deklaruar disa makina, por vetë lëviz me një 'BMË X5', të deklaruar 17 mijë euro. Oerd Bylykbashi, i cili kërkon votat për deputet në Tiranë, lëviz me një makinë "Mercedes Benz", me vlerë 23 mijë euro. 

Agron Duka, kandidat nën siglën e PD-së në Durrës, posedon dhe lëviz me disa makina, me vlerë 43 mijë euro, 25 mijë euro etj. Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shfaqen në fushatë për Partinë Demokratike me një makinë tip Benz GL, një automjet super luksoz dhe i shtrenjtë. Nard Ndoka, i cili kërkon votat në Shkodër nën siglën e Partisë Demokratike, posedon një makinë tip Benz S Class, me vlerë 85 mijë euro. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?