PD humb thellë më 6 mars, deputeti Sula: Basha dhe Berisha të ikin, nuk frymëzojnë! Mandati im nuk ka vlerë pa mbështetjen e demokratëve

8 Mars 2022, 12:22| Përditesimi: 8 Mars 2022, 12:48

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula teksa po fliste në Report Tv për humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, tha se kryedemokrati Lulzim Basha nuk i frymëzon më demokratët dhe se duhet të tërhiqet.

Ai shtoi se nuk i dhimbset as Basha dhe as ish-kreu i PD, Sali Berisha, por vetëm demokratët që nëse qëndrojnë të bashkuar nuk do të mund të fitojnë asnjë palë zgjedhje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që PD të dilte e treta. Unë jam dhe do të rri në PD, nuk më dhimbset as Basha dhe as Berisha më dhimbsen vetëm demokratët.

Më vjen keq që një plak si Sali Berisha të fitojë Shkodrën. Ta humbi PD Shkodrën, kjo është për të ardhur keq. Kjo ka ndodhur për shkak se demokratët kanë humbur besimin tek PD. Basha ka problematika të mëdha në këto momente, nuk frymëzon më demokratët.

Nëse Basha vazhdon në krye të PD unë do të tërhiqem mënjanë. Do të jem pjesë e PD, thjesht do të jem mënjanë, nuk do të bashkohem me foltoren, të jemi të qartë. Dua të vdes te PD. Nëse shoh që PD nuk frymëzon dhe vjen drejt shuarjes, nuk do të jem pjesë e kësaj shuarje.”, u shprehi ai.

Duke folur në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Sula tha se në mbledhjen e djeshme në selinë blu, ai deklaroi se mandati i tij nuk ka kuptim pa mbështetjen e demokratëve, ndërsa shtoi se zgjidhja nuk është largimi i Bashës dhe ardhja e Berishës, pasi kjo do të ishte vdekja e PD.

Ai theksoi se mnadati i tij nuk ka vlerë nëse nuk mbështetet nga demokratët ndërsa shtoi që edhe nëse do të ketë një garë për kreun e PD, Basha dhe Berisha nuk duhet të marrin pjesë.

“Problemi dhe zgjidhja është Berisha, duhet të tërhiqet. Edhe nëse ka garë Berisha dhe Basha nuk duhet të marrin pjesë, të tërhiqen. Nuk frymëzohen  më demokratët, është e pafalshme që dolëm në të gjitha bashkitë të tretë. Jam lutur të mos e humbnim Shkodrën.

Në fund të mbledhjes bëra një deklaratë, i thash unë vë në dispozicion mandatin tim si deputet, sepse ai nuk është mandat i Dash Sulës është i të gjithë demokratëve të qarkut të Elbasanit. Nuk ka vlerë mandati im nëse demokratët nuk na mbështesin. Nuk mund të vazhdojmë siç jemi, pa reflektuar Basha, grupi parlamentar etj. Po nuk u bashkuan demokratët ne nuk kemi për të fituar asnjëherë.”, tha ai.

Ai shtoi se gjatë mbledhjes Basha mbante shënime dhe në sytë e tij dukej reflektimi.

“Basha ishte i qetë, e vlerësoj, nuk bëri debat me grupin parlamentar, mbajti shënim çdo gjë. Pash në sytë e tij një reflektim.”, u shpreh ai.

Sipas tij në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan më 6 mars, morën pjesë vetëm të majtët, ndërsa të djathtët duke qen të zhgënjyer nga situata në PD, refuzuan.

“Si demokrat, qytetar dhe pastaj si deputet ndjej një keqardhje të madhe. 1/3 e votuesve për gjendje vendore në 6 bashki. Bashkia e Durrësit është e dytë më madhja në vend. Ishte një test real. Kanë marrë pjesë vetëm 30% të votuesve, kjo tregon se të majtët kanë dalë në votim, ndërsa të djathtët për shkak të problematikave në PD, nuk kanë dalë.’, u shpreh ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 08/03/2022 13:11

    VENDOSNI PER KRYETAR TE PD,,,SULEN,,GAMORIN E PEQINIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?