PD i përgjigjet Ramës: Të
prishi planet interkonjeksioni

18 Prill 2012, 19:04| Përditesimi:

  • Share
TIRANE – Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të liderit socialist Edi Rama në lidhje me çështjen e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, duke i vendimi “i drejtë dhe ligjor i OST-së” i ka kursyer shqiptarë “së paku 1 miliardë e dyqind milionë lekë”.

“Përsëri zoti Rama sot derdhi lot para mediave se përse OST në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë Prishtinë nuk shpalli fituese firmën që kërkoi 36 milionë Euro për ndërtimin e saj por shpalli tjetrën që kërkoi 27 milionë euro apo 30 % më pak se e para dhe duke kursyer mbi 10 milionë dollarë nga borxhi i taksapaguesve shqiptarë”, thuhet në reagimin e demokratëve.

Selia blu sqaroi se “ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër. Insistimi dhe avokatia që i bën çdo ditë këtij problemi së bashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së”.

Sipas PD, “këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre për të cilin Ti bërtet cdo ditë”.

Në përfundim, PD akuzoi se Ramën se reagimet e tij motivohen nga interesa personale. “Duket qartë zoti Rama se me këtë patriotizmin tënd të xhepit ky vendim që kursen 30% të shumës për ndërtimin e linjës, të ka prishur shumë plane ty. Ndaj, del e vajton çdo ditë për to”, mbyllet deklarata e Partisë Demokratike.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?