Kryetari i PD, Lulzim Basha

PD i përgjigjet ashpër Metës: Qëndro larg selisë sonë, bashkë me njerëzit e tu! Koha kur përdoreshim si mburojë nga presidenti ka përfunduar me 9 shtator

11 Janar 2022, 17:10| Përditesimi: 11 Janar 2022, 17:37

  • Share

Pasi Ilir Meta e cilësoi Lulzim Bashën si përgjegjës për të gjitha dështimet në opozitë, përfshirë edhe protestën e dhunshme të Sali Berishës, Partia Demokratike i ka kërkuar presidentit të vendit që të qëndrojë larg selisë blu bashkë me njerëzit e tij. Sipas PD-së, koha kur kjo parti përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar me 9 shtator, ditën kur PD u distancua nga Sali Berisha.

'Ndërhyrja e presidentit, njëlloj si Edi Rama në një debat të brendshëm, tregon që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, që nuk është hall i PD dhe as i shqiptarëve', thuhet më tej në reagim. Në përmbyllje të deklaratës së saj, PD thotë se misioni i çdo demokrati dhe qytetari shqiptare, tashmë është pastrimi i llumit të tranzicionit, pasi është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.

'Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha. Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë. Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.'- shkruan PD.

Ashtu siç pritej, në një reagim të vonuar për zhvillimet politike në vend, presidenti Ilir Meta doli në mbrojtje të ish-kryeministrit Sali Berisha pas protestës së dhunshme që ky i fundit zhvilloi për të marrë godinën e selisë së PD-së. Presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës të vetëm për dështimet e opozitës Lulzim Bashën. Për presidentin Ilir Meta, kryetari i opozitës nëse kontestohet, duhet që t'i nënshtrohet votëbesimit në mënyrë që të konfirmojë legjitimitetin e tij. Presidenti bëri përgjegjës Lulzim Bashën edhe për djegien e mandateve, ndërsa tha se në demokraci autoriteti fitohet me votë dhe jo me polici. Vetë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka shprehur hapur mbështetjen për Sali Berishën. Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një reagim pasi Kryesia e PD e përjashtoi Berishën, e quajti këtë të fundit 'shqiponjë', ndërsa kryedemokratin Lulzim Basha 'laraskë'

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kistra: 11/01/2022 18:15

    Edi Rama nuk ka mbajte ane or trap! Ka thene qe je gjysma e bajges e kufome qe qelbe jo vetem PD-ne por edhe vendin. Lere, po kur ben si i perzgjedhur nga amerikanet, te perzihen zorret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?