Balla: Opozita frikë nga drejtësia! Përgjigjet PD: Po të kishte, ti do të ishe pas hekurave! Merri masat tani për qelinë tënde

29 Shkurt 2020, 14:05| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 15:06

  • Share

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ku renditi arritjet e socialistëve, mes tyre edhe luftën ndaj krimit të ornaizuar. Në fokus të kësaj kundërpërgjigje është vetë Taulant Balla, sipas së cilës nëse do të kishte drejtësi, ai do të ishte mbrapa hekurave dhe për këtë ka listuar disa argumente.

"Nëse do të kishte drejtësi të pavarur Taulant Balla do të ishte prapa hekura për bashkëpunim me kriminel për pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit dhe tenderave publik. Taulant Yaris do të ishte duke dhënë llogari për garancitë dhe mbrojtjen që u jep krimineleve dhe trafikantëve. Përdorimi i krimit të organizuar për pushtet e para nuk i shpëton dot Taulantet e rilindjes. Presioni dhe shantazhi që u bën gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e mbron dot gjatë ashtu siç nuk fshihet dot më pas sulmeve kundër opozitës që i nxori të palarat e  kriminalizimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie-bande. Shqiptaret po e vuajnë në kurriz këtë pushtet. Ora e drejtësisë dhe llogaridhënies po afron. Taulant Yaris bën mirë që të marre masat që tani për qelinë e tij", tha Zhupa.

Fjalën e tij, Balla tha se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi dhe për këtë janë gati që të shfrytëzojnë çdo gjë si tërmetin apo edhe koronavirusitn për të kërkuar rrëmujë.

"Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi. Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë. Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik. Ne kemi një kontribut konsekuent qoftë kur shqiptarët na kanë besuar të qeverisim vendin tonë,  qoftë në 13 vite në opozitë  në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit", tha më herët Balla.

 

Postimi i plotë i zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • olta: 29/02/2020 16:38

    CFAR THOTE KJO ZHULSIA E KOMBINATIT..... KJO PERPARA SE TE DALI DUHET TE LAHET..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?