PD i përgjigjet Ramës: Arroganca 7 vjeçare e qeverisë, shkaktarja e vetme e revoltës së të rinjve

12 Dhjetor 2020, 14:07
  • Share

PD i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se shkak i vetëm i revoltës së të rinjve ka ardhur si pasojë e arrogancës së qeverisë në këto 7 vite. Gazmend Bardhi  tha se Rama nuk duhet të fajësojë opozitën pasi nxitëse e dhunës, por keqqeverisje e tij.

"Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve", shkruan bardhi


Lajmi kryesor:

Dhuna në protesta/ Kryeministri Rama: Meta e Saliu duan të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, Shqipëria nuk kthehet prapa


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?