Ka një opinion të caktuar publik që kërkon me çdo kusht fatin dhe ekzistencën e PD ta lidhin me një njeri të vetëm! Në fakt, ky opinion përveç se është absolutist është në të njëjtën kohë edhe fatalist!
Së pari, ekzistenca e këtij opinion është fakt i kryer dhe po ashtu trombutohet qëllimisht në studio televizive!
Së dyti, ky opinion është nuk është i rastësishëm! Asnjë opinion që ka natyrë publike nuk është i rastësishëm, sepse ndodh për të krijuan një orientim publik e po ashtu për të mbrojtur një kauzë po të caktuar!
Atëherë, natyrshëm duhet të lind pyetja: pse qarkullon ky opinion dhe kujt i shërben, cilës kauzë? Po ashtu pyetja tjetër po aq legjitime është se: kjo kauzë është në shërbim të publikes, apo privatja po kërkon të manipulojë publiken për interesa e saj të ngushta? Në fakt, ndarja mes privates e publikes edhe pse duket e thjeshtë dhe e dukshme, nuk është tamam ashtu e sidomos në politikë! Privatja dhe publikja në politikë manipulojnë e justifikojnë njëra-tjetrën, i shërbejnë njëra-tjetrës, janë në simbiozë me njëra-tjetrën e shpesh herë janë në konflikt mes tyre për arsye hapësire dhe privilegjesh! Një gjë është e sigurt se publikja i duhet dhe i shërben privates gjithmonë, por privatja nuk është gjithmonë në shërbim të publikes, por ka nevojë për këtë të fundit për të justifikuar jetëgjatësinë e saj!
Të pretendosh se fati i publikes është falë ekzistencës së privates është sikur të thuash se ekzistenca e disa njërëz në Botë kanë filluar nga njëri, por në fakt që njerëzit të shtohen, natyra dhe Zoti na kanë mësuar, se duhet të jenë të paktën dy e kështu edhe Bibla e Kurani na kanë mësuar për ekzistencën e Adamit e Eves e pastaj sherrin për mollën! Por, nëse këta nuk do të kishin rënë në mëkatin e mollës, ndoshta nuk do të ishin shtuar e do të kishin mbetur vetëm dy, pra përsëri kemi të bëjmë me publike e jo me private, sepse janë më shumë se një! Opinioni se PD ekziston falë fatit të një njeriu të vetëm është në kundërshtim me vetë historinë njerëzore, me besimet fetare e po ashtu edhe me librat e shenjtë! Askush nuk vjen nga hiçi, por vetë hiçi është një e nuk mund të jetë gjithçka!
Kam besim se PD do të ekzistonte pa ekzistencën e Atij që duan ta quajnë vetë ekzistenca e saj! Opinioni se PD e ka bërë vetëm një e do të ekzistoj sa të jetë Ai, është hyjnizim, sepse duan t'i japin cilësinë e Krijuesit që ai krijon e shkatërron kur i mbushet mendja! Pra, është opinion që jo vetëm s'ka asnjë vërtetësi, por është një frymëzim deri në keqpërdorim mbi fatin e librave të shenjtë me frymëzim hyjnizimi!
Zoti, krijoi çdo gjë, por jo veten! Zoti, e ka krijuar ndoshta edhe Atë me qëllim që të ishte pjesë e një udhëtimi jetësor, që përfshin një pjesë të historisë së PD, por sigurisht jo fatin e kësaj të fundit! Çdo kush është zoti i fatit të tij, por Zoti vetë ka fatin e të gjithëve duke mos e përjashtuar edhe Atë!
Privatja vdes gjithmonë e shpejt, por publikja mbetet thuajse gjithmonë e përjetësisht edhe falë faktit, se është shumatore privatësh ku secili le një gjumë e të gjithë bashkë bëjnë një histori!
Prandaj, PD ka shumë gjasa të vazhdojë të jetë ndryshe e me siguri më mirë edhe pa Atë, por ai është e sigurt se nuk mund të jetë përgjithmonë, sepse duke qenë individ nuk ka privilegjin e përjetësisë!
PD ka shumë mundësi të jetë edhe kur ai s'do jetë më, por ai është e sigurt se se një ditë s'do jetë më e pikërisht kur Ajo do të jetë përsëri aty në qeverisjen e vendit dhe të qytetarëve!