Protesta e studentëve

PD, mos iu qas kësaj proteste!

6 Dhjetor 2018, 11:58| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 12:00

  • Share

Të gjithë jemi fajtorë që e shkatërruam këtë gjeneratë!

Ky është brezi i ri, që nuk e ka përjetuar kapërcyellin e epokave në 1990. Por ky është brezi që ka provuar ti vënë mësuesit në rresht, që në klasë të pestë, për të shkuar në mitingjet e PD-së dhe PS-së.

Ky është brezi që ka dëgjuar(me prova bindëse) se, që të fillosh punë duhet të jesh në FRESH, LRI dhe FRPD. Ky është brezi që prindërit po i nxisin të mësojnë gjermanisht, pasi e ardhmja e tyre nuk është më këtu.

Ky është brezi që për pedagogë kanë edhe nga ata që doktoraturat i kanë marrë copy-paste apo i kanë blerë në universitetet-punishte.

Ky është brezi i viteve 2000, por që mëson në standarte cilësore shumë më të dobëta se ato të 50 viteve më parë.

Ky është brezi, para të cilit të gjithëve ne duhet të na vijë turp që ia shkatërruam vendin ku ata lindën, ia shkatërruam shkollën, shpresën për të ardhmen dhe perspektivën e jetës.

Para tyre nga presidenti, kryeministri, ish-presidentë e ish-kryeministra, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, gjykatës, e prokurorë, gazetarë e dreqi me të birin bashkë, që në këto 28 vjet kanë kontribuar në degjenerimin e këtij vendi dhe kësaj shoqërie, pra të gjithë ne, duhet ulim kokën, pa patur kurajë për ti parë në sy.

Nëse ndërgjegja e këtij brezi është zgjuar, atëherë udha e mbarë!

Shembni çfarë ju mendoni se ju ka zënë rrugën. Ne nuk mundëm të bëjmë më shumë e më mirë.

Ju të opozitës, që fërkoni duart ndërsa shikoni këtë energji që u derdh rrugëve të Tiranës sot, jeni po aq fajtorë para kësaj gjenerate.

Mos i shikoni këta të rinj si shkallë ku do të vini këmbët tuaja të pista për të hipur në pushtet.

Bëni tutje nga ajo rrugë ku të rinjtë kanë vendosur të ngrejnë zërin e tyre, për të patur një arsim më dinjitoz. Nuk është rruga juaj ajo.

Ani, edhe nëse e kanë gabim. Është më mirë t’i shikojmë të rinjtë të protestojnë, sepse mbetëm duke i parë vetëm duke ikur rrugëve të botës.

Shpërndajeni këtë thirrje. Le të jetë një himn për të rinjtë dhe një shuplakë për ne të tjerët.

Komento

Komente

  • juli: 07/12/2018 12:37

    Je shume i sakte jane te gjithe politikanet plera dhe hajdut tani besoj pa perjashtuar asnje......................................

    Përgjigju
  • toni: 06/12/2018 20:37

    bravooooo

    Përgjigju
  • Pjeter: 06/12/2018 20:19

    Besoj se kjo eshte nje drite jeshe le per te gjithe popullin , deshiroj dhe uroj qe nga kjo proteste paqesore dhe shume domethenese te bashkohen edhe emigrantet per te drejtat e tyre.e di sé ka shume njerez te zotet qe kan studiuar ne shqiperi dhe ne europe e amerike , por nuk e di sé kush jan keto? Deshiroj qe te sensibilizohen edhe keto me vuajtjet e ketij vendi dhe te formohet nje parti e re me te rinje te talentuar dhe me te ardheme per kete vend pa te ardhme me keto mostra politikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?