Partia Demokratike, tashmë është kthyer në një parti fantazëm, ku flitet për vogëlsira, budallalliqe, ëndërra me “qiqra në hell”, dhe ku kryetari saj shtyn kohën me takime të mërzitshme. Nga ana tjetër Presidenca e Shqipërisë, është kthyer si dikur Estrada e Beratit, ku vetëm Cekja mungon. Kjo për faktin se, brënda saj merren me skenarë “grushti shteti”, me peticione dhe dekrete “lufte”, dhe askush nuk ka një fjalë ti thotë “të zotit të shtëpisë” se ku po shkon. Ku po shkon Meta pas gjithë atyre që ka bërë qysh nga Maji i 2019 deri sot, ku po shkon kreu i shteti pas daljes hapur kundër qeverisë, Parlamentit, madje dhe ndërkombëtarëve.
Ku po shkon Meta, pas aleancës me partinë e Doktorit, dhe daljes hapur kundër procesit të integrimit dhe rindërtimit të vendit. Realisht në llogoren e shembur të opozitaristëve, sot kemi të bashkuar partinë e humbësve, dhe “avokatin” besnik të saj zotin Meta. Të yshtur nga Doktori orë dhe çast, binomi Basha-Meta, ka vendosur të “ndalë grushtin e shtetit”, njëri duke sqaruar popullin, dhe tjetri duke qëndisur deklarata shtypi dhe dekrete presidenciale.Gjithçka që bën Edi Rama, nga trokitjet në dyert e kancelarive europiane, nga suksesi i sigurimit të parave për rindërtimin, deri tek ftesat e sinqerta për dialog institucional, dyshes Basha-Meta i duket si “provokim” për grusht shteti. Situatë më qesharake, dhe telendisje të tillë, nuk do ta kishte besuar as Doktori, se do ti ndodhte Partisë Demokratike dhe mikut të tij Meta, pikërisht në kohë të vështira kur u duhet më tepër “qetësi dhe dashuri” se kokë të nxehta.
E katandisur në parti fantazëm, me një bazë të shpërbërë pothuajse totalisht, Partia Demokratike ka zgjedhur të jetë jo me shqiptarët dhe të ardhmen e tyre, por me humbësit delirantë. Ajo ç’ka bashkon sot Metën dhe Bashën, është frika dhe ankthi, është pamundësia dhe dashakeqësia, për të qenë gjithmonë kundër ndryshimit në Shqipëri. Të lodhur nga pushteti dhe paraja, të kërrusur nga pesha e mëkateve dhe mallëkimi, kjo ndoshta është përpjekja e fundit e tyre, për të ndalur marshimin e Shqipërisë dhe integrimin e vendit në Europë. Një parti fantazëm si PD-ja, është mirë tu tregojë shqiptarëve, nga Kukësi në Sarandë, fajet dhe mëkatet e saj, duke e nisur nga 1997 deri sot. Nuk mund tu besojnë më shqiptarët, një kaste politikanësh milionerë, që shkatërruan pronat, dhe zhvatën pasuritë e shqiptarëve.
Nuk mund ti besojnë më shqiptarët një presidenti si Ilir Meta, që del hapur në mbrojtje të interesave të një partie që u ka sjellë veç fatkeqësi atyre. Ka ardhur koha, që në Shqipëri të rindërtohet nga themeli edhe politika, ku padyshim të parët që do të përgjigjen për gjithçka kanë bërë, do të jenë “ustallarët” e tranzicionit.
Ky vend nuk mund të trokasë në derën e BE-së, me rimorkio të kalbur politike, me një parti fantazëm që kërkon pushtet me pahir, dhe një kryetar shteti që hedh fall gjithë natën, dhe ditën thërret mediat ti japë “të rejat e grushtit të shtetit”.
I katandisur ne kete derexhe Ilir Meta duhet urgjentisht te shkarkohet nga Parlamenti e ti dorzohet organeve te drejtesise,boll u tallen e neperkemben shqiptaret plot 30 vjet.
PërgjigjuPD dhe LSI baraz bajge edhe po e ndave pergjysem binomin prap bajge do te mbetet
Përgjigju