Agron Shehaj dhe Agron Gjekmarkaj

Politikë

'PD nuk është Call-center', Agron Shehaj s'e llogarit Gjekmarkajn: Nuk më habit dhe e injoroj

28 Maj 2021, 14:54| Përditesimi: 28 Maj 2021, 15:01

  • Share

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi mbrëmë kandidatin për kryetar të PD-së Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

I pyetur mbi këtë deklaratë Shehaj e injoroi Gjekmarkajn, teksa tha se nuk është habitur aspak nga kjo deklaratë e tij.

“Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, deklaroi shkurtimisht demokkrati në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Gjekmarkaj e ironizoi Shehajn duke u shprehur se PD nuk është ”call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

“Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Komento

Komente

  • Katnari: 28/05/2021 17:16

    Demokratet kane patur urrejtje te madhe per Fatos Nano-n se mbante syze edhe i thonin Nano qorri. Per Sajmir Tahiri-n edhe i thonin Saje qorri. A mendon ti se do te pranojne qe te drejtohen nga Gon qorri?

    Përgjigju
  • Fatmir Lohja: 28/05/2021 17:13

    Zoti Gjekmarkaj ka humor. Ia ka kaluar edhe mentorit të tij Nikollë Leci. E këshilloj mikun tim të vjetër, Nikollë, ta pranoje humbjen me kurajo.I lutem të mos ankohet në kancelirët e Eurpes se Fatmir Lohja ia vodhi votën.

    Përgjigju
  • Gjeka vogel: 28/05/2021 17:05

    Gjekmarkaj e ka mandatin borxh tek LULI vogel sepse mori shume pak vota , në qarkun lezhe njeshi në parti eshte Mark Marku , por edhe ai nuk doli me aq shumë vota sa pritej por Gjekmarkajt ja ka kaluar! Prandaj nqs Gjekmarkaj mendon se eshte një lojtar i forte të jape doreheqjen nga deputet dhe të kandidoje si kryetar bashkie në Bajram Curri ose në Vore/Kamëz! Aty I shikohet fuqia e tij elektorale, ose ta provoje pse jo edhe në Lezhe për bashkine në 2023 ! E sigurte që del si Luli një humbës qe nuk pranon humbjen por gjen justifikime! Le të presim perseri Basha humbet në 2023 prandaj sot duket që shume demokrate po kthehen në rilindas sepse e kanë kuptuar që me Lulin do mbesin vendnumero deri ne 2025! Lind pyetja , “A merzitet Rama me pushtetin dhe ta dorëzoje?” Pergjigjia dihet, Rama nuk e leshon pushtetin dhe LULI nuk ka për ta mundur dhe e sigurte që në 2023 PD humbet perseri në zgjdhjet për bashkitë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?