PD nxjerr pamjet: 8 janari fytyra e vërtetë e Berishës, u braktis nga demokratët! Partia nuk do jetë strehë e të korruptuarve (VIDEO)

17 Janar 2022, 23:05| Përditesimi: 17 Janar 2022, 23:07

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar sërish video nga protesta e 8 janarit, ku hedh poshtë deklaratat e Sali Berishës se ajo ishte një protestë paqësore. Me pamje e sjella, vihet re një numër i vogël mbështetësish që shkojnë pas Berishës, që për Partinë Demokratike nuk përfaqësojnë demokratët.

Përmes një postimi në 'Facebook', PD shkruan se 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Berishës dhe se ai nuk do mund ta marr peng partinë për interesat dhe hallet e tij personale. PD thekson se partia nuk do të jetë më 'avokatja' e personave të korruptuar.

"I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcënuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. Për interesin e tij Berisha dhunoi shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre personale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan', shkruan PD.

Që prej 8 janarit PD ka nisur një fushatë ku publikon herë pas herë video të atyre që i quan kriminelë që mbështesin Sali Berishën në protestën e dhunshme në selinë blu. Kjo protestë u pasua edhe me përjashtimi e tij përfundimisht dhe 8 deputetëve të tjerë nga Partia Demokratike.

Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?