TIRANE-Partia Demokratike thotë se Parlamenti Europian miratoi mbrëmë 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria përpara nisjes së negociatave. Po sipas PD-së në rezolutë theksohet se qeveria Rama duhet të përmbushë 15 kushtet e Bashkimit Europian para konferencës ndërqeveritare dhe para fillimit të negociatave.
"Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim. Nga 388 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime. Shumica prej 76% tregon një konsensus të gjerë në Parlamentin Europian për zgjerimin në Ballkan, por edhe për kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve.
Kryeministri Rama dje mohoi sërish se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave, por amendamenti i miratuar është i qartë. Ai thotë “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare". Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti" thotë PD-ja.
Kryeministri Edi Rama në një reagim ditën e djeshme shkruante se nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE. "Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?
E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t'u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë", shkruante Rama dje në tëitter.
Plani me 15 pika i Integrimit sipas PD-së:
1- Miratimi i reformës zgjedhore
2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë
4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK
5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar
6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Holandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit
7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi
9- Prova të vazhdueshme - Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.
10- Progres në reformën e administratës publike.
11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.
12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.
14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit
15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave
SHEF RAMA DHE TI KAPTERR LLESHI KA ARDHUR KOHA TE LARGOHENI MJAFT GENJYET POPULLIN ME RRENA NUK SHTYHET
PërgjigjuPartite popullore eyropiane kurre nuk kane perkrahur inisuativat europiane te Shqiperise kur e majta ka qene ne pushtet .Shikoni Hollanden dhe Gjermanine megjithe dashamiresine e zonjes Merkel per shqiptaret qe ndjekin te njejten linje ideologjike te mbeshterura nga politika antikombetare e PD.Maredheniet diplomatike mbeshteten ne reciprocitet ,keshtu per Hollanden qe nuk ka respekt per ne ,te nderpriten maredheniet diplomatike dhe mbaroj filmi.Ndryshe do kemi te njejtat pasoja ne qendrimet e saj
Përgjigjuketo jane detyra qe partite politike (PS,PD, Lsi dhe te gjitha partickat e tjera) nuk i bejne se nuk i intereson asnjeres prej tyre, kur te zhduken vampiret qe drejtojne keto parti atehere realizohen brenda 3 muajve te gjitha detyrat menjehere.
Përgjigju